Shqipëria
Shqipëria promovon turizmin në Madrid
Të rinj që studiojnë në Madrid po e shikojnë edhe si një destinacion punësimi, gjatë sezonit veror
Nën sloganin “Albania, all senses”, Shqipëria është kthyer në stacionin më tërheqës për vizitorët në Panairin Ndërkombëtar “Fitur” 2025 që hapi dyert të mërkurën në Madrid.
Panairi i Madridit është një takim global për politikëbërësit, sipërmarrësit dhe profesionistët e turizmit me fokus tregjet hyrëse dhe dalëse të Amerikës Latine.
Kryeministri shqiptar Edi Rama përcolli sot edhe mbresat e vizitorëve të stendës së Shqipërisë, teksa premtojnë se do të jetë destinacioni i radhës për ta.
Madje, të rinj që studiojnë në Madrid po e shikojnë edhe si një destinacion punësimi, gjatë sezonit veror, shkruan ATSH, transmeton Albinfo.ch.
“Shqipëria ka ngjallur interes të jashtëzakonshëm me stendën “Albania All Senses”, e cila sipas vetë organizatorëve u kthye në stacionin më tërheqës për vizitorët, çka premton shumë për një tjetër vit fantastik turistik”, theksoi Rama.
“Nuk kam qenë në Shqipëri, por e kam në plan. Jam një shkrimtare udhëtimesh dhe Youtuber. Shqipëria ka qenë në listën time, sepse duket e mrekullueshme. Dua të zbuloj plazhet, gjithashtu më pëlqen vera. Pra unë dhe bashkëshorti im kemi në plan të vizitojmë Shqipërinë, pasi na pëlqen të zbulojmë thesare të fshehura”, shprehet një vizitore.
Gjithashtu, thotë ajo, kostoja duket e përballueshme, ndaj kjo është edhe një arsye më tepër, përse do të donim të shkonim.
Një tjetër kureshtare e stendës “Albania all senses” tregon se ka parë shumë reklama në rrjetet sociale dhe beson se Shqipëria është vend shumë interesant, me plazhe shumë të bukur.
“E vërteta është se do të doja të dija më shumë, pasi udhëtoj vazhdimisht dhe dua ta vizitoj për të njohur një vend tjetër të ndryshëm nga i yni”, thotë një tjetër visitor.
Po ashtu, një tjetër vizitor thotë se do të dijë më shumë për Shqipërinë, dhe aktivitetet që mund të bëjë në vendin tonë. “Familjes sime i pëlqen rafting ose biçikletat elektronike, apo udhëtimet në natyrë. Në stendë më treguan se është vendi i duhur për këto aktivitete”, shton ai.
Një vizitor tjetër thekson nuk e ka vizituar asnjëherë Shqipërinë, por shpreh interes për të ardhur në vendin tonë pasi është kureshtar për kulturën, apo malet. “E di që Shqipëria ka terren malor. Po ashtu dua të shoh gjiret e plazhet dhe të njoh ushqimin tuaj. Në kemi shumë restorante shqiptare në Kinë”, thekson ai.
Ndërsa një studente e re e sheh Shqipërinë jo vetëm si destinacion turistik, por edhe si destinacion të mirë për punësim gjatë sezonit veror.
“Nuk kam qenë ndonjëherë. Po kërkoj një punë për sezonin veror dhe një nga destinacionet e mundshme është Shqipëria”, thotë ajo. “Nuk kam qenë në Shqipëri, por do të vijë një moment që do të shkoj për ta njohur. Më pëlqen, më tërhoqi vëmendjen. Kam interes ta vizitoj”, shprehen të tjerë vizitorë të “Albania All Senses”.
Shqipëria mbylli një vit të suksesshëm të turizmit dhe pritet që sipas prenotimeve që janë bërë, por edhe promovimeve të shumta në mediet ndërkombëtare, duke e cilësuar Shqipërinë si destinacion turistik, viti 2025 do të ketë një rritje të ndjeshme të turistëve.
Madje operatorët turistikë thonë se mund të ketë një rritje me 35% në krahasim me vitin e shkuar dhe të arrihet në shifrën e mbi 13 milionë turistëve të huaj që do të vizitojnë Shqipërinë gjatë këtij viti.
E-Diaspora
-
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës Hannover Airport dhe ADAC njohin Kosovën si shtet të pavarur pas ndërhyrjes së Ambasadës... -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale










