Shqipëria
Shqipëria promovon ofertën turistike në Panairin në Beograd
Në Panairin ndërkombëtar “Wine Vision”, që po zhvillohet në Beograd, Shqipëria po prezanton ofertën e saj turistike në një stendë të përbashkët me Serbinë dhe Maqedoninë e Veriut. Vizitorëve u ofrohen informacione dhe përvoja nga destinacionet më tërheqëse natyrore, pasuritë kulturore dhe tradita artizanale shqiptare, raporton atsh përcjell albinfo.ch.
Gjatë tryezave të punës u shkëmbyen përvoja mes tre vendeve, duke vënë theksin te ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe promovimi i vlerave autentike. Atmosferën e ngrohu Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore, i cili solli ritmin dhe energjinë e kulturës shqiptare.
Agjencia Kombëtare e Turizmit nënvizoi se ky panair është një mundësi shumë e mirë jo vetëm për promovimin e kantinave shqiptare, por edhe për zgjerimin e bashkëpunimit rajonal dhe afrimin me tregjet ndërkombëtare.
Gjatë aktivitetit, Drejtoresha e Përgjithshme e AKT-së, Zana Çela, zhvilloi takime me drejtues të turizmit të Serbisë, ndër ta me Marija Labović dhe zv.ministren e Turizmit, Višnja Rakić. Bisedimet u përqendruan te krijimi i ofertave të përbashkëta turistike, veçanërisht për tregjet e largëta si Kina dhe SHBA-ja, si dhe te organizimi i eventeve të përbashkëta.
Shumë media të huaja shfaqën interes për zhvillimin e turizmit shqiptar në dy vitet e fundit.
Në këtë edicion të tretë të panairit “Wine Vision” marrin pjesë 38 vende nga e gjithë bota, ndërsa Shqipëria përfaqësohet nga 7 kantina.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Suedi
Mbrëmje festive në Stockholm: “Jehona” bashkon shqiptarët për Ditën e Pavarësisë Pavarësia e Kosovës festohet në Stockholm nga Shoqata “Jehona”... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit
Jeta në Austri
-
Vjena rrit ndihmën për të pastrehët gjatë stuhisë dimërore Vjena zgjeron strehimoret për të pastrehët gjatë reshjeve të dendura të borës dhe nxit përdorimin e... -
Baden
Baden-Austri: SHKA „17 Shkurti“ organizon të shtunën koncert për Pavarësinë e Kosovës -
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur











