Shqipëria
Shqipëria pret turistët e parë të huaj për këtë sezon
Në Shqipëri të premten pasdite kanë arritur turistët e parë të huaj për këtë sezon.
Një aeroplan çarter i kompanisë “Belavia” ka zbarkuar në aeroportin e Rinasit. Ai ka sjellë 192 turistët e parë nga Bjellorusia.
Turizmi në Shqipëri, si në vendet e tjera, pritet të goditet rëndë nga pasojat që ka sjellë pandemia e koronavirusit.
Shqipëria momentalisht i ka të hapur kufijtë me të gjitha vendet e rajonit, përcjell albinfo.ch.
“Ne po i rindezim motorët e industrisë së turizmit sot, me këtë lajm të mrekullueshëm të 189 turistëve që vijnë nga Bjellorusia me Belavia Airlines. Në emër të Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës, ju uroj një mirëseardhjen të ngrohtë atyre dhe shumë turistëve të tjerë që janë duke u përgatitur të vijnë dhe të vizitojnë Shqipërinë “, tha Dr. Constantin von Alvensleben, Drejtor i Përgjitshëm Ekzekutiv i Tirana International Airport.
Fluturimi i organizuar nga dy operatorët turistikë Aler dhe Aerotravel do të funksionojë gjatë gjithë verës me një avion Boeing 737-800, dy herë në javë, të Martën dhe Premten.
“Eshtë një ogur i mirë ardhja e turistëve të parë në Shqipëri. Shpresojmë në rifillimin e gjithçkaje, por sidomos turizimit si pulsi kryesor i vendit në këto momente shumë të rëndësishme për të gjithë ne. Duke ruajtur të gjitha protokollet e mbrojtjes nga COVID-19, është e rëndëishme të theksohet se sistemi shëndetësor është në gjendje të përballojë çdo situatë. Por bashkë me thirrjen për ringritjen e turizmit dhe mbërritjen e çarterave të tjerë, bëjmë thirrje dhe për shumë kujdes dhe vëmendje ndaj njeri-tjetrit”, tha Z. Blendi Klosi, Ministër i Turizmit dhe Mjedisit gjatë ceremonisë të zhvilluar me këtë rast.
Aegean Airlines, transportuesi i flamurit të Greqisë dhe Austrian Airlines, gjithashtu kanë njoftuar se fluturimet e tyre, përkatësisht nga Athina dhe Vjena për në Tiranë do të fillojnë në 15 Qershor 2020.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Përparim Avdili: Nuk duhet të ndryshoj emrin për tu bërë kryebashkiak i Cyrihut Avdili thotë se nuk dëshiron që të rinjtë me sfond migrimi të marrin mesazhin: "Nëse doni... -
Würenlos: Dy të rinj shqiptarë aksidentohen duke ikur nga policia -
Agon Sejdiu – piloti shqiptar që i dha krahë ëndrrës së fëmijërisë -
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa













