Shqipëria
Shqipëria pret sezon të mirë turistik
Kryeministri Edi Rama ka shfaqur shpresën se ky sezon turistik do të jetë më i miri në të gjitha aspektet, pasi sipas tij, është punuar intensivisht prej afro një viti për pastërtinë, përcjell Albinfo.ch.
“Sezonet turistike kanë ndryshuar ndjeshëm, edhe pse ndryshimi duhet të jetë shumë më i thellë dhe shumë më sistematik, por ka ndryshuar ndjeshëm qysh se kemi filluar të punojmë. Tani janë tërë disa vite që gjatë periudhës së sezonit kemi kalendarë specifikë aktivitetesh dhe të kemi harta specifike për turistët. Edhe bashkëpunimi me bashkitë është strukturuar, dhe patjetër që ka shumë për të bërë akoma, por të jemi realistë, në këtë proces duhet edhe kohë për të ndërtuar ashtu siç duhet tradita të caktuara. Jam besimplotë që ky sezon që nis së shpejti do të jetë më i miri në të gjitha aspektet, sepse kemi punuar intensivisht prej afro një viti për pastërtinë. Kemi një skemë të re për pastrimin e territorit në gjithë zonën bregdetare dhe të jeni të bindur që ndryshimi do të jetë shumë i dukshëm. Por nuk mjafton vetëm angazhimi maksimal i qeverisë, por duhet edhe shqiptari të jetë në lartësinë e kësaj nevoje të madhe që ka vendi për të mos u turpëruar në sytë e botës, por edhe për të mos u bërë pasqyra deformuese e edukimit të fëmijëve tanë”, tha Rama në një konferencë për media.
Ai theksoi se sezoni do të ketë edhe kalendarin e vet kulturor dhe do të ketë edhe disa risi të tjera që do të lidhen me mundësi që ofron digjitalizimin.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











