Lajme
Shqipëria po plaket, në vitet 90 mosha mesatare ishte 27 vjeç, sot 37
Viti 2020 ka regjistruat një statistike negative për vendin tonë sa i përket numrit të lindjeve që ka qenë më i ulët.
Në krahasim me atë të vdekjeve, këto janë të dhënat nga INSTAT e për këtë çështje kemi biseduar me sociologun Gezim Tushi i cili na ka treguar nëse kjo vjen si pasojë e covid 19 apo është diçka qe ka ardhur me rritje çdo vit?
“Nuk është një fenomen që lidhet me pandeminë. Rënia e lindjeve është e lidhur më shumë faktorë kulturore social dhe ekonomik. Ne jetojmë në një shoqëri post moderne e mesa duket lindja e fëmijëve nuk është prioritet i tyre, nuk është me familja tradicionale numeroze. Së dyti ka rënë numri i martesave së treti është shtuar numri i divorceve. Po ashtu dhe numri i monofamiljeve i vajzave që nuk hyjnë fare në martesë por dhe meshkujt e rinj dhe kjo ka bërë që të bjerë në 6.5% numri i martesave“, tha Gëzim Tushi, shkruan TCh, përcjell Albinfo.ch.
Po a ka kjo situatë alarmante një zgjidhje?
“Unë mendoj që me politik të caktuara me mund të nxisim natalitetin, për shembull vitet e kaluara qeveria zbaroi një politikë pro nataliate duke e mbështetur lindjen e fëmijëve me 400 800 dhe 1200 në mënyrë suksesive dhe pse u trajtua pak në mënyrë pezhorative nga njerëzit ajo pati efektin e saj pozitiv. Nga 27 vjeç që e kemi pasur moshë. Mesatare në vitin 90 dhe me 2.3 fëmijë për grua tani kemi arritur në 1.3 fëmije për grua dhe moshë. Mesatare e kemi 37 vjeç ne akoma nuk jemi shoqëria më e plakur në Evropë por në ritmin e plakjes e kemi të jashtëzakonshëm”, tha Tushi.
E-Diaspora
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vaud: Qeveria emëron Metihe Mehmetin, Drejtoreshë të Përgjithshme të Tatimeve -
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin
Jeta në Austri
-
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë Festa e 28 Nëntorit do të festohet me aktivitete të shumta edhe në Austri. Edhe këtë... -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë








