Shqipëria
Shqipëria po plaket
Instituti i Statistikave raportoi se në tremujorin e tretë të vitit, numri i lindjeve u ul me 20.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar në Shqipëri.
Vitin e kaluar numri i lindjeve në Shqipëri regjistroi nivelin më të ulët në gati 100 vjet, përcjell albinfo.ch.
Sipas INSTAT, për gjithë vitin 2016 në Shqipëri u lindën vetëm 31 mijë e 700 fëmijë, çka përbën shifrën më të ulët që nga viti 1930 kur shteti shqiptar krijoi për herë të parë regjistrin civil dhe filloi të regjistrojë të dhënat demografike.
Por, rekordi negativ i 2016-ës po përkeqësohet edhe më shumë këtë vit, pasi për nëntë muajt e parë numri i lindjeve ka rënë me 3300 krahasuar me vjet.
Banka Botërore konstaton se Shqipëria po përballet me një krizë të paprecedentë demografike duke shënuar rënien e tretë më të shpejtë të lindshmërisë që është regjistruar ndonjëherë në historinë botërore, pas Koresë dhe Rusisë.
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











