Lajme
Shqipëria po bëhet vend urban
Shqipëria mund të ketë kaluar nga statusi i një vendi me popullatë me shumicë rurale, në një vend me popullatë me shumicë urbane

Së paku, në rast se projeksionet e popullatës të Institutit të Statistikave janë të sakta.
Më 1 janar 2010, sipas të dhënave të INSTAT-it, Shqipëria kishte 3.2 milionë banorë, nga të cilët 1.6 milionë jetonin në fshat dhe 1.59 milionë jetonin në qytet, raporton Top Channel.
Duke qenë se migrimi nga fshati në qytet si dhe emigrimi jashtë vendit ka vijuar, ka arsye të besohet se aktualisht Shqipëria është një vend urban.
Por për të pasur fakte të pakundërshtueshme duhet pritur regjistrimi i përgjithshëm i popullatës dhe banesave, që do të zhvillohet në tetor. Një ditë e shënuar në historinë e vendeve të zhvilluara, kjo është dita kur më shumë se 50 për qind e popullatës jeton zyrtarisht në qytet dhe numri i popullatës që jeton me aktivitete bujqësore po zvogëlohet .
Kjo do të thotë se sektori jobujqësor i ekonomisë; industria, ndërtimi e shërbimet janë zhvilluar mjaftueshëm sa ky vend të futet në listën e vendeve moderne. Shqipëria është vendi i fundit në kontinentin evropian që arrin një normë urbanizimi mbi 50 për qind, absolutisht i fundit, me përjashtim të Bosnjës dhe Hercegovinës.
Që në çastin që Holanda, kombi i parë modern, realizoi urbanizim në masën 50 për qind në shekullin e 17-të, të gjithë popujt e tjerë të kontinentit e pasuan. Anglia u bë vend urban në vitin 1776, e më pas Gjermania e Italia.
Vendet e Evropës nordike kaluan në statusin e vendit urban në fillim të shekullit të 20-të. Vendet e Evropës Lindore e kaluan në kohën e komunizmit.
E-Diaspora
-
Bota e logjistikës ajrore: prapa kuintave të kompanisë Cargologic në Cyrih Në një ditë të zakonshme pune, në një nga nyjet më të rëndësishme të transportit ajror...
-
‘Çka Ka Qëllu’ sërish në top listën e restoranteve më të mira të Nju-Jorkut
-
Me artin e saj, Nexhibe Imeri u jep një zë grave të diskriminuara
-
Ambasadori i karrierës, Sami Ukelli, largohet nga MPJD-ja
-
Shqiptari që pozoi me 250 mijë funte e fiton betejën për qëndrim në Britani
Jeta në Austri
-
Pse gjatë verës në Alpe do të ketë reshje shumë më intensive në të ardhmen? Reshjet e shkurtra dhe intensive të verës në rajonet alpine të Evropës ka të ngjarë të...
-
Dy të tretat e austriakëve planifikojnë pushime verore
-
Çfarë ndodh me qëndrimin në Austri nëse humbni punën? Ja çfarë duhet të dini
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë?
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€