Zhvillim
“Shqipëria po bëhet një Spanjë e re për turistët”
Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën turistike në të cilën infrastruktura i afrohet normales por që rrallë kush e di këtë. Ngadalë atje mund të ngrihet një vend turistik i modelit të Spanjës
“Shqipëria, një destinacion i ri për hipikët”, mban titullin artikulli i publikuar në faqen e internetit të gazetës zvicerane “20 minuten”.
Hotele ndërkombëtare në Shqipëri të thuash nuk ka. Por tashmë po vijnë ofertat e para paushalle: Kompania turistike “Baumel Reisen” fillon këtë vit me katër ture përnjëherë. “Jemi të kënaqur me numrin e rezervimeve”, thotë për gazetën menaxheri i saj, Serge Brunner, transmeton albinfo.ch. Shqipëria tërheq ata që tashmë i njohin shumicën e vendeve të Evropës por që duan të shohin edhe diçka të panjohur ose të papritur për ta. Dhe sigurisht, diçka burimore, që do të thotë: brigje deti ende të pa mbuluara nga ndërtimet, plazhe të zbrazëta dhe çmime të ulëta në banesa familjare të lëshuara për turistë, pa minibar dhe pa meny kontinentale. “ushqimi është regjional dhe i bërë vetë, nganjëherë edhe perimet janë nga kopshti i pronarit të banesës”, thitë Brunner. Kjo gjë është e mundur pasi që ende nuk ka turma turistësh.
“Shqipëria aktualisht ndodhet në fazën turistike në të cilën infrastruktura i afrohet normales por që rrallë kush e di këtë”, sqaron Brunner. Ngadalë atje mund të ngrihet një vend turistik i modelit të Spanjës. Numri i turistëve nga viti 2014 në vitin 2016 është rritur nga një milion në 4.7 milionë, thotë Ministria e Ekonomisë e Shqipërisë për 20minuten.
Por, për ofertuesit e mëdhenj si Hotelplan ose Tui Suisse, Shqipëria akoma nuk është në rend dite. “Në prospektet tona nuk e kemi futur Shqipërinë por klientëve tanë u ofrojmë megjithatë udhëtime të krijuara në mënyrë individuale sipas dëshirës së tyre”, thotë një zëdhënëse e Tui. Por, sipas saj, ka tepër pak rezervime. Ndërkaq Tui organizon pikniqe ditore në Shqipëri nga ishulli grek Korfuzi.
Bregdeti shqiptar ka mbi 350 kilometra plazhe rëre dhe zhavorri në Detin Adriatik dhe atë Jon. Kështu, Shqipëria mund të ishte një alternativë me vlerë e destinacioneve të mbingarkuara mesdhetare si Spanja, Greqia dhe Kroacia.
Ndërkaq, vendi ballkanik tashmë është në trend te pushuesit alternativë, hipikë dhe me çanta shpine. Kështu, në Airbnb apo në platformat hoteliere si Booking.com bie në sy se numri i komenteve të turistëve gjermanofonë po vjen duke u rritur.
Agjencia “Lonely Planet” që në vitin 2011 e kishte shpallur Shqipërinë si një top destinacion, ndërsa për vitin 2016 e kishte veçuar ishullin shqiptar të Sazanit si njëri n ndër caqet turistike më të rëndësishme në gjithë botën, transmeton albinfo.ch. Siç dihet, regjimi komunist atje kishte ndërtuar një bunker të madh për mbrojtje nga lufta atomike. Aktualisht shqiptarët po e diskutojnë mundësinë për ta shfrytëzuar atë për turizëm.
E-Diaspora
-
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës Nga hapja solemne e Xhamisë Shqiptare në Tafers – Friburg... -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës
Jeta në Austri
-
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë Tregjet e Krishtlindjeve në Schönbrunn, Floridsdorf dhe Favoriten janë hapur tashmë. Sot, hapet edhe tregu i Krishtlindjeve... -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025










