Shqipëria
Shqipëria paralajmëron reformë të thellë në turizëm
Turizmi do të përballet me një seri reformash të thella nisur nga viti i ardhshëm. Është ky parashikimi që qeveria bën në dokumentin e reformave 2022-2024.
Ndryshimet prekin operatorët, guidat, strukturat akomoduese si dhe shfrytëzuesit e hapësirave bregdetare në përgjithësi.
Mirëpo, për përfaqësues të sektorit, këto propozime janë të pamjaftueshme, pasi turizmi ka nevojë për rishikime të gjithanshme ligjore, raporton A2, përcjell Albinfo.ch.
Kryetari i Unionit Turistik Shqiptar, Rrahman Kasa, thotë se reformimi duhet të nisë nga operatorët.
“I punësojnë punëtorët sa të marrin licencën, dhe pastaj i heqin. Prandaj duhet një kontroll më i fortë, dhe duhen monitoruar këta operatorë”, thotë ai.
Turizmi konsiderohet si sektor prioritet nga qeveria për shkak edhe të peshës së kontributit që jep në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Informaliteti i lartë dhe konkurrenca e pandershme vlerësohen si dy ndër plagët që frenojnë zhvillimin e tij deri në kalimin e etapës elitare.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











