Lajme
Shqipëria nuk ka përmbushur detyrimin ndaj NATO-s
Përveç Shqipërisë e cila nuk ka plotësuar detyrimet ndaj NATO-s me buxhet, janë edhe Gjermania, Franca, Spanja e Italia. Shqipëria shpenzon vetëm 1.2 për qind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia...
Shtetet anëtare të NATO-s duhet të shpenzojnë më së paku 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm për sektorin ushtarak, për të qenë Aleanca Veriatlantike në nivelin e duhur. Por, derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës shpenzojnë më shumë se 3 për qind të GDP-së për ushtri, shtetet evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë nuk i përmbushin detyrimet ndaj NATO-s.
Në listë ndodhen e vendeve që nuk i përmbushin këto detyrime janë edhe Gjermania, Franca, Spanja e Italia. Shqipëria shpenzon 1.2 për qind të GDP-së për ushtrinë, po aq sa Kroacia, Gjermania, Danimarka, Holanda dhe Sllovakia.
Ndërkaq numri i vendeve evropiane që plotësojnë këtë detyrim, sipas TCH, mund të numërohet me gishtat e njërës dorë.
Greqia prin në këtë fushë duke shpenzuar 2.4 për qind të GDP-së, menjëherë pas Shteteve të Bashkuara që shpenzojnë 3.6 për qind të GDP-së në fushën e mbrojtjes. Pas Greqisë dhe SHBA, vendet që plotësojnë detyrimin janë Britania e Madhe me 2.2 për qind, Estonia me 2.2 për qind dhe Polonia me 2 për qind.
Ndërkohë, Franca shpenzon 1.8 për qind, Turqia 1.6 për qind, nga 1.5 për qind shpenzojnë Norvegjia, Lituania, Rumania dhe Letonia. Bullgaria dhe Portugalia shpenzojnë nga 1.4 për qind.
Italia shpenzon 1.1 për qind në këtë sektor, ndërsa vendet që shpenzojnë 1 për qind ose më pak se ky nivel janë Çekia, Hungaria, Kanadaja, Sllovenia, Spanja dhe Belgjika. Lista mbyllet me Luksemburgun që shpenzon vetëm 0.4 për qind të GDP-së për ushtrinë.
Presidenti i sapo zgjedhur i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se do të kushtëzojë mbështetjen amerikane me trupa dhe para në NATO me plotësimin e detyrimit për shpenzimin e 2 për qind të GDP-së për ushtrinë nga gjithë vendet anëtare të aleancës. Kjo shihet si serioze për gjithë aleancën.
E-Diaspora
-
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë Tenori shqiptar me famë ndërkombëtare vlerëson rolin e diasporës dhe kujton koncertin në Gjenevë si një... -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












