Lajme
Shqipëria njësoj si Bosnja
Komisioni Evropian:Shqipëria dhe Bosnja përmenden për krizat politike dhe përfshihen si shembuj të nxënësve të dobët të rajonit
“Kroacia ka arritur një nivel shumë të lartë përgatitjeje për të marrë përsipër përgjegjësitë për anëtarësim”, vlerëson Komisioni Evropian.
Maqedonia, e cila gëzon statusin e vendit kandidat prej gati 6 vitesh, mbetet e bllokuar për celjen e negociatave të anëtarësimit nga Greqia për cështjen e emrit, pavarësisht 3 rekomandimeve pozitive të Komisionit.
Dokument konfidencial i siguruar nga televizioni në Tiranë Top Channel vlerëson se Shkupi duhet të forcojë përpjekjet në disa fusha të kriterit politik. Në një numër vendesh u vonuan reformat, shpesh si rezultat i zhvillimeve të brendshme politike dhe konflikteve. Vonesat dhe bllokimet ishin vecanërisht serioze në Bosnje dhe Shqipëri. Mali i Zi renditet gjithashtu përkrah vendeve të rajonit që përparuan këtë vit. Pasi fitoi statusin kandidat vitin e kaluar, ai pret rekomandimin pozitiv të Komisionit për celjen e negociatave të anëtarësimit, si dhe vizitën e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fule, në Podgoricë të nesërmen e ditës së publikimit të progres raporteve.
Dokumenti vlerëson pozitivisht në përgjithësi përmbushjen e 7 prioriteteve kyce, por në dy prej tyre Komisioni nuk duket fort i kënaqur.
“Komisioni do t’i kushtojë vëmendje të vecantë monitorimit të progresit të Malit të Zi në fushat e sundimit të ligjit dhe anti-diskriminimit, me qëllim mbajtjen e ritmit të reformave në këto fusha”, nënvizon KE.
Shqipëria dhe Bosnja përmenden për krizat politike dhe përfshihen si shembuj të nxënësve të dobët të rajonit.
“Në një numër vendesh u vonuan reforma të rëndësishme, shpesh si rezultat i zhvillimeve të brendshme politike dhe konflikteve. Vonesat dhe bllokimet ishin vecanërisht serioze në Bosnje-Hercegovinë dhe Shqipëri. Qeverisja e mirë, sundimi i ligjit, kapacitetet administrative, papunësia dhe reforma ekonomike mbeten sfida madhore në shumicën e vendeve. Ka patur një numër zhvillimesh shqetësuese në fushën e lirisë së shprehjes në media”, theksohet në dokument.
Kosova kritikohet për zgjedhjet, mungesën e reformave, administratën e dobët e gjyqësorin. “Pas zgjedhjeve të parakohshme dhe atyre për presidentin nga Parlamenti, pak progres zuri vend përsa i takon agjendës së reformave. Zgjedhjet në vetvete shënuan parregullësi serioze që duhen adresuar, thuhet në dokument.
Ndërsa ende nuk dihet nëse vendi do të nisë apo jo dialogun e vizave dhe të vendosë marrëdhëniet tregtare me BE-në, zhvillimet e fundit në veri të Kosovës përmenden me shqetësim në dokumentin paraprak të Strategjisë së Zgjerimit.
Qëndrimi i Beogradit së fundmi në procesin e dialogut me Prishtinën mund të ndikojë në vlerësimet e Brukselit për t’i dhënë ose jo vendit statusin kandidat, pavarësisht vlerësimeve pozitive për ekonominë, gjyqësorin dhe dorëzimit të dy kriminelëve të luftës në Hagë.
Për këtë cështje, Komisioni duhet të bindë ende dy vendet anëtare skeptike, Holandën e Gjermaninë. Të premten e ardhshme, shefat e kabineteve diskutojnë në Komision mbi Strategjinë e Zgjerimit, e cila finalizohet në mbledhjen e 6 tetorit nga Kolegji i Komisionerëve, për t’u shpërndarë më pas, bashke me raportet e vecanta të progresit për secilin vend, më 12 tetor.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











