Zhvillim
Shqipëria, një zgjim me dhembje i të bukurës së Ballkanit
Emisioni prek kontradiktat që shoqërojnë Shqipërinë e sotme, si ato në mes të qyteteve bregdetare që po përjetojnë një boom të madh ndërtimi, shpesh të egër e të pakontrolluar dhe fshatrave të provincës, të mbetura mbrapa dhe të pazhvilluara
Shqipëria konsiderohet ende një vend i panjohur i cili ofron shumë. Nga kryeqyteti pulsues Tirana, deri te fryma mediterane e jugut, përmes qytetit të vjetër të Gjirokastrës, të mbrojtur si trashëgimi e UNESCO-s e deri te plazhet e gjata, luginat pjellore dhe malet e larta, thuhet në emsionin “Weltspiegel” të televizionit gjerman ARD. Ndërmjet tyre sheh bunkerë të panumërt të shumëllojshëm dhe relikte të tjera nga koha e komunizmit, transmeton albinfo.ch. Në Shqipëri, e kaluara, e sotmja dhe e ardhmja janë të pranishme në të njëjtën kohë.
Kështu e fillon televizioni publik gjerman ARD një emision special prej 29 minutash kushtuar Shqipërisë, me fokusim në turizmin e saj. Sigurisht, emisioni prek kontradiktat që shoqërojnë Shqipërinë e sotme, si ato në mes të qyteteve bregdetare që po përjetojnë një boom të madh ndërtimi, shpesh të egër e të pakontrolluar dhe fshatrave të provincës, të mbetura mbrapa dhe të pazhvilluara.
Turizmi që po përjeton një zhvillim dhe vendi që po hapet gjithnjë më shumë ndaj botës, është në qendër të emisionit. Por ai nuk mjaftohet me ilustrimin e jetës në plazhem veçse bën një përshkrim më të thelluar në mes të kundërshtive që e cilësojnë aktualitetin shqiptar.
Në reportazhin televiziv të emisionit të njohur «Weltspiegel» prezantohet një vend në zhvillim, i cili bën përpjekje të jashtëzakonshme për të arritur qëllimin e tij, bashkimin në BE, sa më shpejtë që është e mundur, përcjell albinfo.ch.
Emisioni mund të shikohet në këtë link:
http://www.ardmediathek.de/tv/Weltspiegel/Weltspiegel-Reportage-Albanien/Das-Erste/Video?bcastId=329478&documentId=36861786
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













