Shqipëria
Shqipëria, me një paketë rajonale për promovimin e turizmit
Hajrulla Çeku, zëvendësministër i Turizmit, tha se Shqipëria duke bashkëvepruar me operatorët turistik, do të aplikojë në paketën e përbashkët turistike rajonale për promovimin e turizmit detar dhe malor
Zëvendësministri shqiptar i Turizmit dhe Mjedisit, Hajrulla Çeku e konsideron të domosdoshme integrimin e turizmit shqiptar në paketën rajonale dhe botërore të zhvillimit. Sipas tij, ky është një obligim që duhet të implementohet nga autoritete shqiptare, pasi që turizmi konsiderohet si prioritet i shtetit.
Ai tha në një intervistë për ATSH, ka përmendur vendet turistike rreth nesh si Mali i Zi, Kroacia, Maqedonia apo Greqia, të cilat kanë nisur të zbatojnë paketën promovuese turistike.
“Duke bashkëvepruar me operatorët tanë turistik, do të bëjmë të mundur aplikimin e paketave të përbashkëta turistike rajonale por edhe në mbarë botën…Në qoftë se për vitin 2017 në vendin ton u futën rreth 5 milionë turistë të huaj, ishte kjo iniciativë që solli vizitorë nga e gjithë bota të cilët më pas e reklamuan Shqipërinë si një zbulim në fushën e turizmit”, thotë ai.
Jo vetëm bregdeti tërhoqi kaq shumë vizitorë, por sipas tij, ishte edhe natyra, peizazhi mahnitës i maleve dhe ujërave shqiptare, asetet kulturore të shtrira në gjithë hapësirën shqiptare, “turizmi historik dhe ai kulturorë që sollën dhe një prurje të konsiderueshme në ekonominë tonë me rreth 1.5 miliard lekë”.
“Rajoni jonë ka disa pika të përbashkëta për sa i përket lëvizjes turistike ku mund të përmendet vija Dinarika që përshkon disa shtete dhe me bukuri të larta natyrore. Kemi pika të përbashkëta me Malin e Zi, me Kosovën, me Maqedoninë dhe Greqinë që po shfrytëzohen me sukses nga operatorët tan turistike… Nxitja, bashkëpunimi dhe kujdesi ndaj operatorit turistik privat, do të jetë dhe çelësi i suksesit për sa përket zhvillimit turistik rajonal dhe botërorë në të ardhmen”, thotë Çeku, transmeton albinfo.ch.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa










