Shqipëria
Shqipëria nis për Turqi ekipin e ndihmës prej 53 personash
Në përbërje të këtij janë 53 persona, personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë.
Ekipi shqiptar i ndihmës është nisur drejt Turqisë, e cila po përballet me situatë të rëndë pas tërmetit që e goditi mëngjesin e sotëm.
Në përbërje të këtij janë 53 persona, personel mjekësor dhe specialistë të kërkim-shpëtimit, ka njoftuar Ministria e Mbrojtjes e Shqipërisë, përcjell Albinfo.ch.
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, në ceremoninë e përcjelljes së ekipit shqiptar tha se Turqia është vend që e ka mbështetur Shqipërinë vazhdimisht, kështu që, sipas tij, në njëfarë mënyre ky është kthim i kontributit.
“Por, edhe nëse një fatkeqësi do t’i ndodhë një vendi tjetër, Shqipëria jonë e vogël do të tregojë se është gjithmonë e gatshme që kapacitetet e veta t’i verë në dispozicion, sepse në emergjencë apo solidaritet ne jemi tashmë pjesë edhe e Mekanizmit Evropian të Mbrojtjes Civile, ku nuk jemi vetëm për të marrë, por edhe për të dhënë”, tha ai.
Turqia e kishte ndihmuar Shqipërinë menjëherë pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019, duke dërguar ekipe të posaçme dhe mjete që u angazhuan në operacionet e kërkim-shpëtimit, si dhe ndihma të tjera si çadra, ushqime, batanije.
Më pas, qeveria turke ka financuar një projekt prej 42 milionë eurosh për ndërtimin e 522 banesave për banorët e prekur nga tërmeti në zonën e Kurbinit në Shqipëri./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









