Shqipëria
Shqipëria, nën llupën e BE-së, shkak dyfishimi i emigrantëve që kalojnë ilegalisht
E ashtuquajtura 'rrugë ballkanike' po ringjall sërish shqetësimin e BE-së, për shkak të shtimit të ndjeshëm të numrit të emigrantëve që po kalojnë prej saj.
Një raport i fundit i Organizatës Europiane të Kufijve FRONTEX që u referohet të dhënave të emigrimit për nëntë muajt e vitit 2022, tregon se vetëm në shtator u evidentuan 19.160 persona, dy herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë.
Raporti, siç transmeton tch, vlerëson se numri i lartë i kalimeve të paligjshme kufitare në shtator mund t’i atribuohet përpjekjeve të përsëritura të kalimit nga emigrantët tashmë të pranishëm në Ballkanin Perëndimor, përcjell Albinfo.ch.
Shqipëria është pjesë e Rrugës Ballkanike, ku emigrantët e parregullt hyjnë nga Greqia dhe udhëtojnë drejt vendeve perëndimore, duke kaluar drejt Malit të Zi apo përmes Portit të Durrësit për në Itali.
Me shqetësim, raporti evidenton tendencat e emigrimit të paligjshëm janë shfaqur edhe përmes hapësirës detare nga Vlora në brigjet italiane. Në përpjekje për t`iu përgjigjur presionit të lartë të emigrimit, Frontex ka vendosur më shumë se 2360 oficerë dhe staf në seksione të ndryshme të kufirit të jashtëm të Bashkimit Evropian, si dhe në Shqipëri, Serbi, Mal të Zi dhe Moldavi.
Sipas përllogaritjeve paraprake, në nëntë muajt e parë të këtij viti ka pasur rreth 228 mijë hyrje të parregullta në kufijtë e jashtëm të Bashkimit Evropian, me një rritje prej 70% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Në muajin gusht ndërkohë, mediat britanike shkruanin se 40% e emigrantëve që hynin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone ishin nga Shqipëria. Vitin e kaluar, sipas të dhënave qeveritare, La Manshin e kaluan 757 shqiptarë.
E-Diaspora
-
SHBA
Festë për 18-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës në Ambasadën e SHBA-së Ambasada e Kosovës në SHBA hap dyert për festimin e 18-vjetorit të Pavarësisë... -
Nju-Jork
Anila Aliu nderohet me mirënjohje zyrtare nga Asambleja e Shtetit të Nju-Jorkut -
Hanover
Hannover Airport dhe ADAC korrigjojnë emërtimin e vendbanimeve të Kosovës -
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit
Jeta në Austri
-
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur Dy burra u arrestuan pafajësisht, një vjedhje me thyerje u sajua. Tani sistemi i drejtësisë po... -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale












