Zhvillim
Shqipëria në top destinacionet e vitit 2017 për t’u vizituar
Që nga vendet historike, plazhet e jashtëzakonshme, kampingun, kajakun, alpinizëm e shumëçka tjetër mund t’i shijoni në Shqipëri për vetëm disa ditë
Pasi muaji mars gati ka kaluar shumica kanë bërë planifikimet se ku t’i kalojnë pushimet verore. Derisa shumë evropianë kanë rezervuar në Ibiza, Venecia, Salzburg e Amsterdam është një vend i veçantë në Evropë, që pret të eksplorohet.
Ky vend është fshehur mes Greqisë e Malit të Zi. Pra, bëhet fjalë për Shqipërinë shkruan “thenationalstudent.com”, që rekomandon të vizitohet Shqipëria në vitin 2017, përcjell albinfo.ch.
Në Shqipëri ka shumë vende për t’i vizituar, duke filluar nga kryeqyteti Tirana, për të vazhduar më pas në qytetin e bukur të Beratit, të mbrojtur nga UNESCO, pastaj Gjirokastra, qyteti i gurit.
Pasi t’i keni vizituar vendet historike, është koha për plazh, ku koha me diell në Shqipëri është për 300 ditë, apo e dyta pas Spanjës.
Nëse jeni aventurist mund të shijoni kajakun në lumin Osum, ku kanioni i lumit shtrihet për rreth 17 kilometra.
Dhërmiu ofron mundësi për plazh për ata që duan, ashtu si edhe kampingu në Jal, që ka bukuri të jashtëzakonshme. Plazhet e jashtëzakonshme vazhdojnë në Sarandë apo Ksamilin, ndërsa edhe Shkodra është një vend atraktiv për vizitorë.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










