Lajme
Shqipëria në Panairin e Turizmit në Beograd
“Kjo është hera e dytë radhazi që Shqipëria merr pjesë në këtë panair. Gjatë vitit të fundit është dyfishuar prezenca e turistëve serbë në Shqipëri, të cilët janë të tërhequr kryesisht nga bregdeti shqiptar”, ka shkruar ministrja Ekonomi në “Facebook”
Shqipëria po merr pjesë në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit “IFT Beograd”, shkruan albinfo.ch.
Ministrja e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes së Shqipërisë, Milva Ekonomi ka thënë se Shqipëria po përfaqësohet denjësisht në këtë Panair.
“Shqipëria po prezantohet denjësisht në Panairin Ndërkombëtar të Turizmit ‘IFT Beograd’. Regjistrohet një numër shumë i lartë vizitorësh në stendën shqiptare, çka tregon interesin e lartë të turistëve serbë, por jo vetëm. Kjo është hera e dytë radhazi që Shqipëria merr pjesë në këtë panair. Gjatë vitit të fundit është dyfishuar prezenca e turistëve serbë në Shqipëri, të cilët janë të tërhequr kryesisht nga bregdeti shqiptar”, ka shkruar Ekonomi në “Facebook”.
Ajo gjithashtu ka bërë të ditur se Shqipëria është në mesin e dhjetë destinacioneve turistike nga polakët. “Shqipëria renditet në ‘Top 10’ të destinacioneve turistike që zgjedhin polakët. Sezoni turistik fillon më 23 maj 2017”, ka thënë ajo.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë











