Shqipëria
Shqipëria në mediat polake shihet si një ‘parajsë çmimesh’
Ksamili për ta “u ngjason Karaibeve, ose Bahamas-it”
Në mediat polake, Shqipëria përmendet si një vend “unik”, i cili ia vlen të vizitohet këtë verë sidomos për çmimet “tepër të ulëta”.
Për këto çmime, thuhet se “ëndërrohen” të gjenden në Poloni dhe se janë shumë larg të qenit në vende të tjera për të kaluar pushimet verore, si Greqia, Italia apo Spanja.
“Shqipëria është një nga vendet e pakta në Evropë ku çmimet, madje edhe për polakët, janë jashtëzakonisht inkurajuese”, ka thënë Iwona Decyk, një tifoze e Shqipërisë, e cila aktualisht po viziton vendin, transmeton Ap, përcjell Albinfo.ch.
Decyk i ka dërguar medias polake edhe një foto të menusë, në të cilën duken çmimet e disa nga pjatave dhe pijeve më të porositura.
Kjo e ka bërë median ta cilësojë Shqipërinë si një “parajsë çmimesh”.
Më tej, kanë bërë një përshkrim të vendeve më të bukura bregdetare, mes të cilëve shquhet Ksamili. Për të është shkruar se është një nga vendet më ekzotike të jugut të Shqipërisë, veç katër kilometra nga ishulli i njohur grek i Korfuzit.
Por nuk mbaron me kaq. Ksamili për ta “u ngjason Karaibeve, ose Bahamas-it”.
“Bregdeti me shumë gjire, plazhet me rërë dhe disa ishuj, konsiderohen si pjesa më e bukur”, shkruhet në artikull.
E, nga ana tjetër, janë vënë në dukje edhe lehtësirat ndaj COVID-19, ku nuk lejohet leje specifike hyrjeje dhe qëndrimi apo karantinim i detyrueshëm. Gjithashtu, as nevoja për paraqitjen e një testi negativ.
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










