Lajme
Shqipëria në heshtje zgjedhore
Dita e shtunë është përcaktuar si ditë e reflektimit të qytetarëve përballë alternativave dhe për të vendosur për më të mirën
Nga mesnata e të premtes Shqipëria ka hyrë në heshtjen zgjedhore. Pas një fushate elektorale intensive, vendi sot është në heshtje të plotë zgjedhore, për t`i hapur rrugën ditës së votimeve të dielën, më 23 qershor.
Dita e shtunë është përcaktuar si ditë e reflektimit të qytetarëve përballë alternativave dhe për të vendosur për më të mirën. Fushata elektorale u mbyll pothuajse në të njëjtin orar prej dy partive politike më të mëdha në vend.
Ditën e dielë qendrat e votimit do të hapen për votuesit në orën 7 të mëngjesit dhe do të mbyllen në orën 19:00. Në këto zgjedhje, statistikat zyrtare të Ministrisë së Brendshme regjistrojnë 3 milionë e 271 mijë e 956 zgjedhës.
Sipas kodit zgjedhor, fushata elektorale përfundon 24 orë para datës së zgjedhjeve dhe ia lë vendin heshtjes zgjedhore, e cila përfundon në momentin që mbyllet votimi ditën tjetër.
Në periudhën e heshtjes zgjedhore nuk lejohet asnjë lloj fushate zgjedhore nëpërmjet organeve të medias, si dhe zhvillimi i mitingjeve ose i veprimtarive të tjera zgjedhore të subjekteve zgjedhore, shkruajnë mediet në Tiranë.
Subjektet politike janë të ndarë në dy koalicione të mëdha, ‘Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim’ i udhëhequr nga PD me 24 parti politike dhe ‘Aleanca për Shqipërinë Evropiane’ e udhëhequr nga Partia Socialiste tubon me 40 parti politike.
Kësaj gare i bashkëngjiten edhe dy partitë FRD dhe Aleanca Kuq e Zi, gjithashtu si të pavarur do të konkurrojnë edhe Arben Malaj, Dritan Prifti dhe emra tjerë në disa qarqe.
Në zgjedhje do të marrin pjesë të gjithë shtetasit shqiptarë, mbi 18 vjeç, përfshirë këtu edhe ata që mbushin këtë moshë më 23 qershor, të cilët kanë të drejtë të votojnë. Për të votuar duhet të jenë të pajisur me një dokument identifikimi, kartë identiteti ose pasaportë.
E-Diaspora
-
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO Nis iniciativa për përfshirjen e veshjes tradicionale të Hasit në UNESCO... -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











