Shqipëria
Shqipëria, ndër destinacionet më të kërkuara
Destinacioni më i njohur për këtë verë në Evropë është Munihu, falë tifozëve të shumtë të futbollit. Më pas vijojnë Tirana, Nisa (Francë), Korfuzi (Greqi) dhe Stambolli (Turqi)
Sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm, shkruan Bettina Pfluger për gazetën më të madhe austriake “Der Standard”.
“Pushimet verore po afrojnë dhe bashkë me to edhe sezoni i pikut të udhëtimeve. Më në fund duhet të dilni nga përditshmëria dhe të relaksoheni. Pavarësisht inflacionit dhe normave më të larta të interesit pas pandemisë, kërkesa për udhëtime ka mbetur e fortë”, shkruan gazeta.
Numri i netqëndrimeve në Evropë arriti në 2,91 miliardë fjetje në vitin 2023 dhe 2,88 miliardë në 2019. Në veçanti, turistët amerikanë kohët e fundit janë bërë më të rëndësishëm për Evropën, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
Për shembull, pjesa e SHBA-së e të ardhurve në Spanjë u rrit nga katër për qind në 2019 në pesë për qind në 2023, në Portugali nga gjashtë në nëntë për qind dhe në Britaninë e Madhe nga 13 në 16 për qind.
Prandaj, industria e udhëtimeve në Evropë është një nga sektorët më elastikë brenda ekonomisë evropiane, sipas raportit “Travel Tends 2024: Breaking Boundaries” nga Mastercard.
Destinacioni më i njohur për këtë verë në Evropë është Mynihu, falë tifozëve të shumtë të futbollit. Më pas vijojnë Tirana, Nisa (Francë), Korfuzi (Greqi) dhe Stambolli (Turqi).
Këtë vit, destinacionet më të lira të plazheve të Shqipërisë, Kroacisë dhe Turqisë po shënojnë disa nga rritjet më të larta të trafikut ajror.
Sipas të gjitha analizave, turizmi në Shqipëri është rritur veçanërisht fuqishëm. Numri i lidhjeve me fluturime është dyfishuar që nga viti 2019 dhe numri i mbërritjeve të udhëtarëve është rritur nga 12 milionë në 2019, në 17 milionë në 2023.
“Vëzhgimet tona tregojnë një prirje emocionuese drejt sezonit të ulët”, thotë Natalia Lechmanova, kryeekonomiste e Evropës në institutin ekonomik ”Mastercard”, nëpërmjet një njoftimi për shtyp.
Arsyeja për këtë është se gjithnjë e më shumë udhëtarë evropianë po zgjedhin muajt më të butë nga maji deri në qershor dhe nga shtatori në tetor dhe duan të shmangin sezonin e lartë të mbushur me njerëz në verë.
Kjo kthesë do të mundësojë rritje të vazhdueshme në udhëtimet evropiane, pasi sezoni i lartë i verës po përballet gjithnjë e më shumë me pengesa në kapacitete.
Në përgjithësi, njerëzit janë të interesuar të përjetojnë diçka. Sipas raportit, konsumatorët preferojnë përvojat kuptimplota sesa të mirat materiale.
Austriakët pëlqejnë veçanërisht të shpenzojnë para për udhëtime dhe ngjarje të muzikës live. Pushimet në veçanti kanë prioritet, pasi pothuajse dy të tretat (63 për qind) thonë se duan të udhëtojnë më shumë në vitin 2024”, përfundon “Der Standard”.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste









