Shqipëria
Shqipëria ndalon fluturimet e avionëve Boeing 737-8 dhe 738-9
Shqipëria iu është bashkuar shteteve të cilat e kanë ndaluar fluturimin e avionëve Boeing 737-8 MAX dhe Boeing 738-9 MAX në hapësirat e tyre ajrore.
Autoriteti i Aviacionit Civil shqiptar njoftoi se asnjë avion i tillë nuk do të operojë në Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në asnjë nga linjat e programuara të fluturimeve.
Kështu, AAC iu bashkua Agjencisë Evropiane të Sigurisë në Operim të Aviacionit (EASA), pas aksidentit fatal në Etiopi më 10 mars që rezultoi në 157 viktima.
“Për t’ju bashkuar nismës së EASA për këtë rast, AAC ka formalizuar lëshimin e një NOTAMi (lajmërimi për operatorët) nga ana e Albcontrol, i cili ndalon operimin e avionëve të këtij lloji në hapësirën ajrore shqiptare dhe Aeroportin Ndërkombëtar “Nënë Tereza”, për një kohë të pacaktuar, deri në direktivat pasuese të EASA, të cilat do të varen nga informacioni që do të vij nga hetimi i shkaqeve të aksidentit në Kenia”, njoftoi Autoriteti Civil shqiptar, përcjell albinfo.ch
Të njëjtin vendim dje e mori edhe Kosova si dhe shumë vende evropiane e të Bashkimit Evropian.
E-Diaspora
-
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 Zëri i saj ndërthur traditën shqiptare me universin bashkëkohor të xhazit. Albinfo.ch shpall Elina Dunin Personalitet... -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










