Shqipëria
Shqipëria mes 7 vendeve që duhet vizituar më 2025
“Metro” dhe Paul Scott, themeluesi i “My Budget Break”, përpiluan një listë me shtatë vendet më të mira për të vizituar në vitin 2025
Udhëtimi është një nga mënyrat më të mira për të përjetuar kultura të reja, për të mësuar rreth botës dhe për t’u rritur si individ, shkruan Sophie-May Williams në një artikull të botuar në të përditshmen britanike “Metro”.
Por, për shumë turistë, paratë mbeten një pengesë goxha e madhe. Realiteti është se shumë prej tyre nuk zgjedhin destinacionet e duhura dhe më të lira – ku mund të përfitojnë.
Ka kaq shumë përfitime nga zgjedhja e vendndodhjeve me kosto të ulët, nga udhëtimet me distancë më të shkurtër, rezervimi i akomodimit më të këndshëm dhe madje edhe mundësia për të përballuar një pije me drekë, shkruan ATSH, transmeton albinfo.ch.
“Metro” dhe Paul Scott, themeluesi i “My Budget Break”, përpiluan një listë me shtatë vendet më të mira për të vizituar në vitin 2025 – për të rinjtë me një buxhet të kufizuar, por me një dëshirë të madhe për të udhëtuar.
Shqipëria
Vitet e fundit, Shqipëria është kurorëzuar me statusin e ‘Perlë e fshehur’. Riviera mahnitëse Shqiptare është pagëzuar gjithashtu me emrin “Maldivet e Evropës”, gjithashtu falë çmimeve mbresëlënëse.
Ndërsa vendi ballkanik po përjeton kohët e fundit një rritje të turizmit, fluturimet dhe akomodimet janë të lira.
“Fluturoni në Tiranë dhe shkoni në jug të vendit për disa pamje të mahnitshme. Vendet si plazhi i Dhërmiut mund të jenë të populluar, por janë të bukur, duke ofruar pamje nga deti dhe një sfond magjepses të Maleve të Vetëtimës.
Ose mund të udhëtoni drejt Durrësit, në veri të Tiranës, për më shumë vende bregdetare.
Megjithatë, zhvillimi i Shqipërisë nga një vend i izoluar në një destinacion kryesor për pushime nuk është arritur pa sfidat e saj.
Gazetarja e medias britanike “Metro”, Alice Murphy e vizitoi vendin vitin e kaluar dhe vuri në dukje se bumi i turizmit ishte një “thikë me dy presa”.
Ndërsa turistët e huaj janë joshur nga videot virale të ujërave bruz dhe rërës së bardhë dhe të pacenuar – kush nuk do të ishte? – rritja e fluksit turistik ka prodhuar një sërë ndërtimesh që mund të kërcënojnë peizazhin spektakolar.
Megjithatë, ekspertët e udhëtimeve thonë se koha më e mirë për të vizituar Shqipërinë është fundi i pranverës, prill-maj dhe fillimi i vjeshtës, shtator-tetor.
Në këtë mënyrë, ju mund të shmangni turmat e vizitorëve dhe të kontribuoni drejt një qasjeje më të qëndrueshme turistike.
Ju rekomandojmë të merrni me qira një makinë për të përfituar sa më shumë nga pushimet tuaja në Shqipëri. Çmimet fillojnë nga 6-7 funte në ditë.
Përballueshmëria e Shqipërisë do të thotë gjithashtu se akomodimi nga një bujtinë në një hotel është padyshim një opsion.
Shtatë vendet më të mira për t’u vizituar për të rinjtë me një buxhet të kufizuar, por me një dëshirë të madhe për të udhëtuar:
1-Shqipëria;
2-Verona dhe Liqeni Garda, Itali;
3-Antalia, Turqi;
4-Krakow, Poloni;
5-Hammamet, Tunizi;
6-Bregu i Atlantikut të Portugalisë dhe Lisbona;
7-Sofje, Bullgari
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste










