Shqipëria
Shqipëria me sezon turistik gjatë gjithë vitit
Sipas tij, gjëja favorizuese për Shqipërinë në krahasim me Malin e Zi dhe Kroacinë, është se Shqipëria ka sezon turistik gjatë gjithë vitit
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit të Shqipërisë, Blendi Klosi e konsideroi shumë të suksesshëm sezonin turistik të këtij viti deri tani, ndërsa theksoi se “Shqipëria tashmë ka filluar të jetë pjesë e një destinacioni evropian turistik, ku nga fillimi i janarit deri sot kanë ardhur në Shqipëri 4.5 milionë shtetas të huaj”.
Në një intervistë televizive ministri Klosi tha se “sikur të mos ketë rritje shtatori, tetori, nëntori në krahasim me vitin e kaluar, kur janë futur 1.2 milionë turistë, ne shkojmë në 5.8 milionë turistë në vitin 2018. Krahasuar me 2017 kur kanë qenë 5.1 milionë turistë të huaj në Shqipëri, ne kemi rritje prej 700 mijë turistë këtë vit. Këta turistë i kanë sjellë buxhetit të shtetit në 2017 1.7 miliardë euro të ardhura, me të njëjtën logjikë të shifrave këtë vit buxhetit i shkojnë 2 miliardë euro të ardhura”, transmeton “ATSH”.
Sipas tij, gjëja favorizuese për Shqipërinë në krahasim me Malin e Zi dhe Kroacinë, është se Shqipëria ka sezon turistik gjatë gjithë vitit, përcjell albinfo.ch.
Ministri Klosi tha se kjo vërehet edhe tek numri i turistëve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri, gjatë gjithë vitit. “Kemi rritje gjatë muajve korrik, gusht dhe shtator, por edhe gjatë muajve të tjerë kemi rritje, kjo dëshmon se kemi mundësi dhe hapësira që të kemi shtrirje dhe rritje gjatë gjithë vitit.
Numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në kufi në Shqipëri me pasaportë të huaj dhe që rrinë në Shqipëri më shumë se një ditë gjatë muajit gusht ka arritur në 1 milionë e 430 mijë, një shifër rekord për nga rritja e çdo muaji tjetër. Duke e krahasuar me muajin gusht të 2017 kemi një rritje prej 25%”, theksoi Klosi.
Sipas tij, kjo është një rritje e jashtëzakonshme duke e krahasuar me vendet e tjera.
Ministri Klosi tha se “kjo na bën të mendojmë që sfida jonë për 10 milionë turistë është më se reale. Ne e kemi objektiv që në 2025 të sjellim 10 milionë turistë në vend”.
“Të mos harrojmë që ne e gjetëm Shqipërinë me vetëm 3 milionë turistë të huaj, që hynë në kufi në 2013 dhe në katër vjet e çuam në 5.8 milionë. Pra e dyfishuam”, theksoi Klosi.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta












