Shqipëria
Shqipëria me rekord vaksinimesh, lë prapa Francën, Suedinë e Belgjikën
Organizata e statistikave “Our World in Data”, në raportin më të fundit rendit Shqipërinë të parën ndër vendet e rajonit dhe Evropës në ritmet e vaksinimit ditor.
Tabela me të dhënat e datës 5 maj tregon se Shqipëria ka ecur në të njëjtat ritme si BE me vaksinimet ditore për 100 banorë.
Shqipëria dhe BE janë në krye me 0.61 vaksinime duke lënë pas vende si Belgjika me një rezultat prej 0.6, vaksinime, Suedia 0.6, Franca dhe Austria 0.59 si dhe vende të tjera më poshtë, transmeton TCH, përcjell Albinfo.ch.
Ndërkohë referuar organizatës “Our World in Data”, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut janë të fundit përkatësisht me rezultatet 0.15 dhe 0.11 vaksinime.
Ministria e Shëndetësisë raportoi , të mërkurën se në vendin tonë u vaksinuan 19 197 qytetarë, ndërsa në total janë vaksinuar 556.584 qytetarë, prej të cilave mbi 451,189 vaksinime janë për persona mbi 60 vjeç.
Deri më tani në Shqipëri kanë mbërritur 747.700 mijë vaksina si Pfizer, Astrazeneca , Sputnik e Sinovac,
Këtyre dozave u shtohen më vonë edhe 145 mijë doza Pfizer dhuratë nga BE, siç njoftoi komisioneri Varhelyi një ditë më parë nga Rinasi.
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese










