Lajme
Shqipëria, me më së shumti azilkërkues në Britaninë e Madhe
Sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara, Shqipëria pozicionohet në listën e 10 vendeve me numrin më të lartë të azilkërkuesve në Britaninë e Madhe
UNHCR-ja thotë se Shqipëria pozicionohet e gjashta për nga numri i shtetasve që kërkojnë azil në “tokën e premtuar”. Duke marrë në konsideratë periudhën kohore nga janari deri në mars të këtij viti, numërohen rreth 1 326 shqiptarë që kanë kërkuar azil në Britaninë e Madhe.
Më tej UNHCR-ja bën me dije se rruga që emigrantët ndjekin për të mbërritur në Britaninë e Madhe është Franca, pikërisht shfrytëzimi i portit Calais, nga ku grupe të organizuara vërshojnë drejt Britanisë, transmetojnë lajmin mediat në Tiranë.
Edhe autoritetet franceze e kanë vënë në dukje shtimin e numrit të emigrantëve këtë vit. Veriu i Francës mbetet një pikë e grumbullimit të emigrantëve, shumica e të cilëve zgjedhin Britaninë e Madhe për të emigruar.
Arsyeja kryesore, sipas UNHCR-së, për zgjedhjen e Britanisë si vendin kryesor për të emigruar është fakti që ajo shihet si një mundësi për të pasur një jetë më të mirë. Qeveria shqiptare ka ndërmarrë disa masa për t’i bërë ballë këtij fenomeni të përhapur.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












