Shqipëria
Shqipëria, me më së paku mjekë për banorë në Evropë
Vendet e zhvilluara të Evropës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë
Të dhënat për Shqipërinë, që i takojnë vitit 2020, tregojnë se numri i mjekëve për 10 mijë banorë është 18.8 në vitin 2020, niveli më i ulët në rang evropian dhe në rajon. Pas Shqipërisë, numrin më të ulët të mjekëve për banorë e ka Turqia me 20.4 doktorë për 10 mijë banorë dhe më pas Bosnja me 21 doktorë, e ndjekur nga Mali i Zi me 27.4 doktorë për 10 mijë banorë.
Në anën tjetër, Greqia kryeson listën për numrin e lartë të mjekëve për 10 mijë banorë. Në vitin 2020, ky vend kishte 63.1 doktorë për 10 mijë banorë, e ndjekur nga Portugalia me 56,2 mjekë për 10 mijë banorë, Austria me 53.5 mjekë, Norvegjia me 50.9 mjekë për 10 mijë banorë.
Vendet e zhvilluara të Evropës kanë mbi 40 mjekë për 10 mijë banorë. Madje edhe Moldavia që është një ndër vendet më të varfra të Evropës, ka 40.6 mjekë për 10 mijë banorë, shkruajnë mediat shqiptare, përcjell albinfo.ch.
Në rajon, numrin më të lartë të mjekëve për banorë e ka Serbia, me 36.7 për 10 mijë banorë.
Në vitin 1990, Shqipëria kishte 13.7 mjekë për 10 mijë banorë, por treguesi u përkeqësua deri në vitin 2016 kur numëroheshin 12.3 mjekë për 10 mijë banorë, si rrjedhojë e emigrimit të lartë në këtë profesion dhe investimeve të dobëta publike në shëndetësi.
Në vitin 2018 treguesi shënoi rritje në 21.5 mjekë për banorë si pasojë e zbatimit të një plani për shtimin e organikës ne entet publike te shëndetësisë dhe, nga ana tjetër, rënia e popullsisë ka favorizuar përmirësimin e raportit.
Mirëpo emigracioni i fortë në këtë grup, sidomos drejt Gjermanisë, e përkeqësoi sërish treguesin përgjatë 2018-2020, i cili arriti në 18.8 mjekë për 10 mijë banorë.
Ekspertët vendas të statistikave të shëndetit pohojnë se vitet e fundit për shkak se popullsia banuese në vend është më e ulët se popullsia zyrtare që raporton INSTAT, të gjitha prevalencat për sëmundjet, duke përfshirë dhe mjekët për banorë janë të pasakta.
Ata pohojnë se të dhënat e censit nuk duhen vonuar pasi shifra e pasaktë e popullsisë po behët shkak për deformimin e politikave shëndetësorë dhe shpërndarjen e financimeve në sektor.
Gjatë pandemisë Covid-19, Shqipëria u përball me vdekje shtesë ndër më të lartat në Evropë, teksa barra e sëmundjeve në rritje për shkak të plakjes së popullsie sugjeron më shumë investime në këtë sektor.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











