CH-Ballkani
Shqipëria me hotelet dhe restorantet më të lira në Evropë
Shqipëria ka çmimet më të ulëta të 37 vendeve evropiane, duke përfshirë këtu 28 anëtarë të BE-së, tri shtete të EFTA-s dhe gjashtë që aspirojnë në BE
Restorantet dhe hotelet e Shqipërisë janë më të lirat në Evropë, sipas një raporti nga Eurostat, raporton albinfo.ch.
Duke parë mesataren e niveleve të çmimeve të restoranteve dhe hoteleve, Shqipëria ka çmimet më të ulëta të 37 vendeve evropiane, duke përfshirë këtu 28 anëtarë të BE-së, tri shtete të EFTA-s dhe gjashtë që aspirojnë në BE.
Restorantet e Shqipërisë ofrojnë një përzierje në mes tradicionales dhe asaj ndërkombëtare, ndërkohë që edhe standardet e hoteleve janë përmirësuar ndejshëm, ku sektori i turizmit del si një sektor kyç i ekonomisë shqiptare.
Më shumë se katër milionë turistë e vizituan Shqipërinë vitin e kaluar, me të ardhura rreth 1.5 miliard euro.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










