Ekonomi
Shqipëria, çmimet më të shtrenjta në rajon për ushqime
Megjithëse shqiptarët janë më të varfrit e Evropës, kur vjen puna te çmimet e ushqimeve, ato janë më të lartat në rajon, duke ua kaluar edhe disa vendeve të Bashkimit Evropian.
Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat për nivelin e çmimeve të ushqimeve dhe pijeve joalkoolike, Shqipëria më 2018-n ka shënuar nivelin 79%, nga 100% që merret niveli mesatar i çmimeve të BE-së.
Pas Shqipërisë renditet Mali i Zi dhe Maqedonia, me një nivel çmimesh 78%, duke u ndjekur nga Bosnjë e Hercegovina me nivelin 76% dhe Maqedonia e Veriut me 62%. Por, këto të dhëna nuk e përfshijnë Kosovën, transmeton albinfo.ch.
Më 2018-n niveli i çmimeve të një shporte të krahasueshme me ushqime dhe pije joalkoolike në Bashkimin Evropian ishte dy herë më i lartë në shtetin më të shtrenjtë në krahasim me vendin më të lirë.
Ky është një tregues që kostoja e jetesës në Shqipëri është e lartë, në raport me të ardhurat.
Të ngjashme
Të tjera nga Ekonomi
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













