Shqipëria
Shqipëria ka në dispozicion 90 mijë teste
Është bërë e ditur se Shqipëria ka në dispozicion të testimit të popullatës për konfirmimin e koronavirusit rreth 90 mijë teste, sipas raportimeve zyrtare që Ministria e Shëndetësie ka bërë në Organizatën Ekonomike për Kooperim dhe Zhvillim (OECD), transmeton albinfo.ch.
Duhet theksuar se nga kjo sasi testesh më shumë se një e treta, rreth 32 mijë janë përdorur deri më 22 korrik.
Aktualisht dy spitale kryesore janë në shërbim për pacientët me koronavirus në Tiranë, si “COVID 1” dhe “COVID 2”, ndërsa rreth 500 shtretër janë në dispozicion të pacientëve me koronavirus.
Gjatë kësaj periudhe OECD raporton se Shqipëria forcoi kapacitetet me pajisje për shpëtimin e jetës për njësitë e kujdesit intensiv në spitale, me 265 monitorues të rinj dhe hapjen e 28 qendrave shëndetësore verore pranë plazheve rreth vend.
Në raport me vendet e tjera të rajonit, Shqipëria ka burime të kufizuara financiare dhe logjistike për të përballuar flukse të larta të goditjes së pandemisë. Deri më tani situata duket të jetë nën kontroll si pasojë e masave kufizuese në grumbullime dhe nga përdorimi me detyrim i maskave në ambientet e mbyllura.
Shqipëria është vendi me numrin më të ulët të mjekëve dhe infermierëve për banorë ndër vendet e Europës dhe Ballkanit Perëndimor, por pandemia mund të përkeqësojë më tej këtë trend, duke nxitur emigracionin për shkak të kërkesës më të lartë për punonjës shëndetësisë në BE.
Gjithsej numri i mjekëve shqiptarë në emigrim është 1029, por 772 prej tyre kanë emigruar nga viti 2010 deri në 2017, por ky numër realisht është edhe më i lartë pasi nga 2017 në 2020 emigrimi i trupës mjekësore ka vijuar me ritme të larta.
Nevojat më të larta për mjekë në Perëndim, bashkë me pagat e ulëta të mjekëve në Lindje, do të nxisin edhe më tej emigrimin e mjekëve nga Shqipëria, duke e dobësuar edhe më shumë aftësinë e sistemit tonë shëndetësor për të ofruar shërbime mjekësore cilësore. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












