Shqipëria
Shqipëria i rikthehet importit të mbeturinave nga jashtë

Shqipëria pritet t’i japë “dritën jeshile” importit të mbetjeve. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit konfirmon për A2 CNN se do të lejohen vetëm importe të atyre mbetjeve që miratohen nga qeveria në një listë të posaçme dhe ku mbetjet klasifikohen si jo të rrezikshme.
“Ndërkohë, në territorin e Republikës së Shqipërisë, ndalohet:
1. importi i mbetjeve të rrezikshme;
2. tranzitimi i mbetjeve të rrezikshme;
3. Ndalohet importi i mbetjeve jo të rrezikshme për qëllim ruajtjeje ose asgjësimi në Republikën e Shqipërisë.
4. Në territorin e Republikës së Shqipërisë lejohen të importohen, vetëm disa kategori të caktuara mbetjesh jo të rrezikshme, përveç atyre të përcaktuara në pikat 1 dhe 2 të këtij neni, pas miratimit të kërkesës për import me Vendim të Këshillit të Ministrave.
Kjo kërkesë e bërë nga industritë, sipas burimeve do të përfshihet edhe në projektligjin për “Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, të cilin Ministria e Turizmit ka hartuar me mbështetje të ndërkombëtareve.
Televizioni A2 raporton se po diskutohet lejimi i importit të atyre mbetjeve që janë pjesë e listës së gjelbër, që i lejon edhe BE, të tilla si mbetje kartoni, letre, alumini, hekuri, mbetjet plastike, mbetje plumbi, mbetje zinku, mbetje industriale apo mbetje mjekësore.
Por, ende nuk ka një listë konkrete të mbetjeve që do të lejohen për import, e cila do të mund të sqaronte edhe impaktin mjedisor, nëse do të kishte reduktim të ndotjes apo jo.
Një nismë e tillë është diskutuar edhe në vitin 2016, ku asokohe deputeti i PS-së Eduard Shalsi, pati propozuar që të lejohet importi i mbetjeve, që bëjnë pjesë në ‘Listën e Gjelbër’ të BE, ku listohen mbetje nga ato të hekurit, aluminit, mbetjet e kafshëve, shpendëve, mbetje plastike, hire, mbetje qeramike etj.
E-Diaspora
-
Zvicër
Kadife Ukaj, shqiptarja nga Kosova në shërbim të policisë zvicerane Kadife Ukaj – Një shembull frymëzimi nga diaspora shqiptare që shërben si police në Zvicër...
-
Nikson Gjoka: “Me ‘Fly’ po fluturoj drejt ëndrrës time!”
-
Maqedoni: Gjykata vendos se të gjithë qytetarët, përfshirë edhe mërgatën do të trajtohen si “rezidentë”
-
Artistja nga Kosova fiton çmimin “Aktorja më e Mirë” në Madrid
-
Shqiptarja nga Prishtina finaliste në çmimin global “Cybersecurity Woman of the Year 2025”
Jeta në Austri
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra Qyteti i Bregenzit në Austri po përgatitet të zyrtarizojë një zonë për larje nudo në bregun...
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht
-
Trenat e rinj me dy kate nisin operimin në Austri
-
Raporti: 400 super të pasur zotërojnë 37% të pasurisë financiare të Austrisë
-
Pse po rriten çmimet e transportit në Vjenë dhe për sa?