Shqipëria
Shqipëria i heq vizat për Kinën
Përmes një vendimi të miratuar në Këshillin e Ministrave, qeveria shqiptare njoftoi heqjen e vizave për shtetasit kinezë për periudhën 1 prill deri në 31 tetor 2018.
Vendimi është mirëpritur veçanërisht nga ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yue, e cila tha kjo do të sjellë progres në shkëmbimet njerëzore mes 2 vendeve.
Për qeverinë shqiptare, por edhe për ambasadoren kineze heqja e vizave do të shtojë numrin e turistëve në Shqipëri, të cilët, tanimë kanë një arsye më shumë për t’ju drejtuar Shqipërisë direkt nga Kina, përcjell albinfo.ch.
Pasi siç raportojnë edhe operatorët turistikë deri më tani vizitat e tyre në Shqipëri kanë qenë më shumë rastësore, jo destinacion direkt.
Pjesa më e madhe e kinezëve i janë drejtuar Shqipërisë nga vendet fqinje, Maqedonia, Mali i Zi apo Greqia ku kanë zgjedhur për të kaluar pushimet, nga ku kanë zbuluar paketa turistike të lira për ta parë 1 apo më shumë ditë, shkruan tch.
Sipas ambasadores kineze, Shqipëria ka shumë vende të bukura turistike, por kinezët kanë më shumë interes të shohin Krujën dhe Gjirokastrën. Sipas të dhënave nga ambasada kineze në Shqipëri, vjet Italia u vizitua nga 3 milionë turistë kinezë, ndërsa në Greqi u numëruan rreth 1 milion.
Në raportin e fundit të INSTAT në shkurt të 2018-s, mbi lëvizjet e shtetasve në Shqipëri nuk gjen të dhëna mbi shtetasit kinezë që vijnë në Shqipëri kjo edhe për shkak të kufizimit për shkak të vizave.
Zyrtarisht, Kina është burimi i parë në botë për turistë jashtë kufijve, vetëm në vitin 2017 ishin 130 milionë turistë në botë dhe konsumi i tyre kap vlerën e 110 miliard dollarëve.
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












