Shqipëria
Shqipëria u hap rrugën vaksinave ruse dhe kineze
Qeveria shqiptare ka autorizuar dy ministrat për të nisur negociata me kompanitë përkatëse
Qeveria shqiptare ka publikuar aktin normativ që i hap rrugën nisjes së negociatave për të siguruar vaksinat anti-COVID ruse dhe kineze.
Në aktin normativ thuhet se autorizohen dy ministrat, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj, për të negociuar për të siguruar vaksina nga vende që i kanë prodhuar dhe certifikuar ato brenda territorit të tyre.
Ky parashikim në aktin normativ, hap rrugën për të negociuar për marrjen e vaksinave ‘Sputnik V’ nga Rusia dhe vaksinave ‘Sinovac’ dhe ‘Sinofarm’ nga Kina, shkruan Euronews, përcjell Albinfo.ch.
Ky akt normativ, përbën një ndryshim në politikën e ndjekur nga qeveria shqiptare për sigurimin e vaksinave anti-COVID.
Më herët kryeministri Rama, por edhe ministrja Manastirliu kishin deklaruar disa herë se po punonin për të siguruar vetëm vaksina që janë të certifikuara nga FDA në SHBA dhe EMA në Europë.
Aktualisht, Shqipëria e ka nisur procesin e vaksinimit prej fillimit të janarit falë dozave që janë dhuruar, por pjesës tjetër që janë marrë falë kontratës me ‘Pfizer’.
Procesi deri më tani ka ecur me ritme jo shumë të shpejta, ndërkohë që ditën e nesërme pritet të vijnë 38 400 dozat e para të vaksinës ‘Astrazeneca’.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












