Shqipëria
Shqipëria është shteti ku konsumohet më shumë bukë se sa vendet e BE-së
Ballkanasit konsumojnë më shumë bukë se europianët, listën e kryesojnë shqiptarët
Sipas raporteve të fundit, Shqipëria është shteti ku konsumohet më shumë bukë në krahasim me vendet e Bashkimit Evropian dhe rajonit. Kosto për familjet pritet të rriten edhe më shumë në muajt e fundit të këtij viti, për shkak të shtrenjtimit të drithërave dhe miellit në tregjet ndërkombëtare.
Theksohet se qytetarët e Shqipërisë janë ata që shpenzojnë më shumë për bukë në krahasim me qytetarët e vendeve evropiane.
Referuar raportit të Institutit Europian të Statistikave shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra, si përqindje e Prodhimit të Brendshëm Bruto në vitin 2020 për vendin tonë ishin 4.8%, më të lartat në Europë.
Në periudhën 2016-2019 shpenzimet nominale për bukë dhe drithëra ishte ulur në 4.7% por gjatë vitit të shkuar është regjistruar një rritje.
Tashmë me shtrenjtimin e drithërave dhe të miellit kosto për familjet në Shqipëri do të rriten edhe më shumë, çka do të reflektohet dhe në statistikat e vitit 2021.
Kujtojmë se vetëm në këtë javë çmimi i bukës në kryeqyet u rrit me rreth 10 lekë, e po ashtu dhe i miellit.
Pas Shqipërisë, shteti që shpenzon më shumë për bukë është Rumania me 4% të PBB-së, Mali i Zi, me 3.9% të GDP-së, i ndjekur nga Bosnje-Hercegovina me 3.1% dhe Maqedonia e Veriut me 3%.
Greqia shpenzon 2.7% të GDP-së për bukë dhe drithëra, ndërsa Serbia është shteti që shpenzon më pak në rajon.
Mesatarja e vendeve të Ballkanit është 3% e GDP-së, shumë më e lartë se mesatarja prej 1.3% e 27 vendeve të Bashkimit Europian.
Sipas Eurostat në vitin 2020, çmimi i bukës dhe drithërave në Zvicër ishte rreth dy herë e gjysmë më i lartë se Turqia që është më e lira.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











