Shqipëria
Shqipëria, në mesin e eksportuesve më të medhenj të domateve

Kështu citon Banka Botërore, duke nënvizuar faktin se historia e eksportit të domateve shqiptare ka shënuar arritje, ndërsa ka ende potenciale për rritjen e prodhimit.
Sipas Bankës Botërore, mesatarja e çmimit për njësi të domates shqiptare të eksportit është 5 herë më pak se çmimi për njësi i domates që eksporton Italia. (50 cent krahasuar me 2.40 US$)
Kjo do të thotë, argumenton Banka Botërore se, vendi ka mundësi të pashfrytëzuara në rritjen e cilësisë së eksporteve, duke nënvizuar rëndësinë e certifikimit me standardet ndërkombëtare. “Qoftë edhe një rritje e lehtë në cilësi/çmim do të kish një ndikim të madh në vlerë përgjatë gjithë zinxhirit”, thekson BB.
Domatet shqiptare janë shumë të kërkuara në eksport. Ndërsa interes në rritje për perimet e freskëta “Made in Albania” po tregojnë tregjet si Bullgaria, Serbia, Bosnja, Kroacia Gjermania, Italia, Hollanda, Franca, Hungaria, Ukrahina e deri në Rusi, duke i ofruar sektorit të bujqësisë një domethënie të madhe, për rolin që ka në ekonominë e vendit, shkruan ATSH, përcjell Albinfo.ch.
Shqipëria eksporton në vit mbi 50 mijë ton perime, nga të cilat mbi 35 mijë ton domate. Edhe vlera më e madhe i takon eksportit të domateve me rreth 1.49 miliardë lekë të ardhura në vit.
E-Diaspora
-
Bolonjë: Kapet shqiptari me 1 kg kokainë Mësohet se një operacion rutinë i karabinierëve në lagjen Navile të Bolonjës ka çuar në arrestimin...
-
“Kosova in Berlin – Edicioni i Dytë 2025”
-
Pas një incidenti, 14 vjeçarja shqiptare humb jetën në këtë shtet
-
Nxënësit nga diaspora në shtetin gjerman mbyllin vitin shkollor me një eksursion në Nürnberg
-
Shqiptarja në mesin e pesë shkenctareve më të mira në këtë shtet
Jeta në Austri
-
Universitetet austriake duan rregulla më të rrepta për pranimin e studentëve të huaj Një rritje e ndjeshme e aplikimeve universitare nga shtetas të vendeve të treta ka bërë që...
-
Salzburg: Rrëzohet një aeroplan në pyll, shpërthen zjarri
-
Kreditë për shtëpi në Vjenë konsumojnë 53% të të ardhurave
-
Këta emigrantë përfitojnë më së shumti nga “AMS” në Austri
-
Austria pritet të përballet me një valë të nxehti