Lajme
Shqipëria, energjinë më të shtrenjtë në rajon
Kurse me çmimin më të ulët është Kosova, me 4.95 euro cent/kilovati
Një studim i kryer nga Enti Rregullator i Energjisë tregon se mes vendeve të rajonit, ku përfshihet Serbia, Mali i Zi, Maqedonia, Bosnja, Kosova, Shqipëria del me koston më të lartë të kilovatit të energjisë elektrike.
Shqipëria është “kampion” për faturat më të shtrenjta, me çmim mesatar 7.21 euro cent/kilovat, dhe pastah vijnë Maqedonia me 6.78 euro cent/kilovat, kurse me çmimin më të ulët është Kosova, me 4.95 euro cent/kilovati.
Fatura të kripura paguajmë edhe te kategoria e konsumatorëve familjarë, me 6.72 euro cent/kilovati, duke u renditur të dytët, pas maqedonasve me 7.27 euro cent/kilovati.
Nga llogaritjet del se çmimi mesatar në rajon është 5.77 cent/kilovat, ose rreth 25 për qind më e ulët në raport me tarifën që paguhet në Shqipëri.
Të dhënat e treguara nuk janë të llogaritura me taksat, të cilat japin ndikim në çmimin final.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit











