Shqipëria
Shqipëria eksporton në 80 vende të botës
Rama kujtoi se një dekadë më parë eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti fermerësh që ja kishin dalë deri aty
Kryeministri shqiptar Edi Rama bëri të ditur se Shqipëria eksporton sot në 80 vende të botës, ndërsa eksportet e produkteve shqiptare kanë kaluar shifrën e gjysmë miliard euro.
Gjatë një takimi ku u prezantuan mekanizmat për mbështetjen e fermerëve drejt tregut evropian, Rama u ndal te zhvillimi i sektorit të bujqësisë, që sipas tij, reflektohet edhe me rritjen e eksporteve.
Rama kujtoi se një dekadë më parë eksportet ishin thjesht dhe vetëm një aktivitet i një grushti fermerësh që ja kishin dalë deri aty, transmeton albinfo.ch.
Ndërkohë, sipas tij, “defiçiti tregtar ishte një katastrofë unikale në rajon”.
“Për çdo euro të eksportuar ne importonim 9 euro. Ndërkohë që sot produkte tona shkojnë në 80 vende të botës. Eksportet kanë kaluar gjysmë miliard euro dhe deficit është ulur në 1 në 3. Përpjekja jonë është që të ulim deficitin në 1 në 2”, tha Rama.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











