Shqipëria
Shqipëria e ‘vërshuar’ nga euro
Kjo do të thotë se në janar-prill të këtij viti, në Shqipëri janë këmbyer 460 milionë euro më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014
Ekonomia shqiptare po përballet me një vërshim gati të paprecedentë të eurove në treg.
“Top Channel” publikon për herë të parë shifrat zyrtare të siguruara nga Banka e Shqipërisë, të cilat tregojnë se oferta e euros në tregun vendas është rritur me 35 për qind në katër vitet e fundit.
Në grafikun që tregon sasinë e eurove të këmbyera në tregun e brendshëm, për periudhën janar-prill, nga viti 2014 deri në vitin aktual, duket qartë, se në 4 muajt e parë të këtij viti, në tregun e brendshëm janë këmbyer thuajse 1 miliardë e 780 milionë euro. Kjo do të thotë se në janar-prill të këtij viti, në Shqipëri janë këmbyer 460 milionë euro më shumë se sa e njëjta periudhë e vitit 2014, përcjell albinfo.ch.
Por këto janë të dhënat vetëm për katër muajt e parë të vitit. Nëse supozohet i njëjti fluks edhe për tetë muajt e tjerë, atëherë rezulton se aktualisht në Shqipëri këmbehen 1 miliardë euro më shumë se sa katër vite më parë.
Rritja e sasisë së eurove, vlerësohet si shkaku kryesor për zhvlerësimin e e shpejtë të monedhës evropiane ndaj lekut.
Por pyetja që ka hapur një debat të nxehtë mes ekspertëve, por edhe kampeve politike është se nga po vijnë këto para? A janë prurje të ligjshme, apo gjenerohen nga trafiku dhe aktivitetet e tjera kriminale?
E-Diaspora
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











