Lajme
Shqipëria e rritë eksportin në Kosovë
Sipas raportit të Doganës, Shqipëria e zë vendin e parë sa i përket eksportit të materialeve ndërtimore në Kosovë
Brenda shtatë muajve të parë të këtij viti, Republika e Kosovës e ka importuar sasinë më të madhe të materialit ndërtimor nga Shqipëria, se sa nga vendet tjera. Madje Serbia, e cila ka qenë eksportues më i madh në Kosovë, sipas Doganave të Kosovës, ka pësuar rënie të dukshme të ndikimit në tregun kosovar.
Statistikat doganore të cilat ia ka publikuar e përtidshmja “Zëri”, gjatë periudhës janar – korrik 2012 në Kosovë kanë hyrë rreth 636 milionë kilogramë me material ndërtimor, ndërsa sasia e doganuar ka qenë rreth 89 milionë euro. Pjesa më e madhe e këtij importi vjen nga vendet e rajonit.
Sipas raportit të Doganës, Shqipëria e zë vendin e parë sa i përket eksportit të materialeve ndërtimore. Brenda këtij viti nga shteti amë, janë importuar 215 milionë kilogramë material ndërtimor, me vlerë doganore rreth 31 milionë euro.
Pas Shqipërisë prin Bosnja dhe Hercegovina me 49 milionë kilogramë eksport me rreth 25 milionë euro vlerë doganore. Sipas të dhënave që i jep “Zëri” në të njëjtën pozitë me Bosnjën qëndron edhe Maqedonia, ndërsa e fundit është Serbia me 160 milionë kilogramë të eksportuara me një bazë doganore rreth 12 milionë euro.
”Kosova varet nga importi, sepse kërkesat vijnë nga tregu . Sipas statistikave që kam, një pjesë e madhe e materialeve ndërtimore vjen nga Maqedonia, Shqipëria, Serbia dhe Turqia. Gjëja pozitive sa i përket importimit të materialeve ndërtimore është se konkurrenca e dikton edhe çmimin e tregut”, ka thënë Nebih Zariqi, kryetar i Shoqatës së Ndërtimtarëve të Kosovës.
Kosova, vendi i fundit që është përfshirë në tranzicion, ka mbetur mbrapa sa i përket teknologjisë së prodhimit të materialeve ndërtimore. Prandaj elementet bazë duhet t’i importoj nga vendet e rajonit, kryesisht hekurin dhe produktet e tij. I vetmi produkt që i plotëson deri diku nevojat, është çimentoja.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












