Shqipëria
Shqipëria, e pesta për duhanpirje në botë
Shqipëria është një prej 5 vendeve më duhanpirëse në botë, me 40% të popullsisë së rritur që e konsumon, ndërkohë që për meshkujt kjo normë ngjitet në 51%.
Duhanpirësit e rregullt ndërkohë, ata që e konsumojnë çdo ditë, vlerësohen në 40% te meshkujt dhe 6% te femrat.
Të dhënat e “Tobacco Atlas” e vendosin kështu Shqipërinë në listën e 10 vendeve më duhanpirëse në botë, në pozicionin e 5-të, më mirë vetëm se Maqedonia, Bjellorusia, Luksemburgu dhe Andorra.
Vlerësohet se në Shqipëri konsumi mesatar për të rritur është në 2491 cigare.
Të dhënat tregojnë gjithashtu se situata është alarmante, pasi 1 në 4 vdekje te meshkujt e rritur vjen si pasojë e duhanit. Nga ana tjetër, vlerësohet se më shumë se 1000 fëmijë të moshës 10 deri në 14 vjeç janë konsumatorë të rregullt të duhanit, transmeton ‘Scan’.
Kosto ekonomike e duhanprirjes në Shqipëri vlerësohet mes 100 dhe 1000 milionë dollarëve. Shqipëria etiketohet edhe si një vend që prodhon duhan të falsifikuar, duke i vendosur vulën e duhanit të prodhuar në Egjipt, e duke e eksportuar më pas drejt vendeve të Afrikës së Veriut, përcjell albinfo.ch.
Sa u përket politikave qeveritare dhe taksimit për të frenuar duhanpirjen, ato vlerësohen të drejta, me barrën e taksave që është sa 47% e vlerës së një pakete cigaresh.
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













