Shqipëria
Shqipëria e ndihmoi Kroacinë me 250 mijë euro
Në një njoftim të fundit nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, bërë të ditur se 250 mijë euro do të shkojnë për Kroacinë, e cila të martën u godit nga një tërmet shkatërrues, transmeton albinfo.ch.
Ai tha se ka nënshkruar dekretin për donacion, për të ndihmuar “rilindjen e Petrinjës”, qytetit me pasojat më të mëdha.
“Kroacia është një shembull i rezistencës dhe një rol model për ne, sa i përket transformimit të saj të mahnitshëm në një vend krenar të BE-së”, shkroi Rama në Twitter.
Duhet theksuar se tërmeti i së martës në Kroaci ka pasur fuqinë e 6.3 shkallëve të Richterit, ndërsa epiqendra e tij ka qenë tri kilometra larg Petrinjës.
Së paku shtatë persona janë konfirmuar të vdekur, ndërsa ekipet e shpëtimit janë duke vazhduar kërkimet për të mbijetuar të mundshëm nën rrënoja.
Më herët, edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Avdullah Hoti, i ofroi Kroacisë mbështetjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në tejkalimin e pasojave të tërmetit.
Dridhje toke ka pasur edhe sot në Kroaci, ndërsa Qeveria e vendit ka shpallur 2 janarin ditë zie.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












