Shqipëria
Shqipëria, e dyta në rajon, investimet e huaja 1.4 miliardë dollarë më 2022

Shqipëria ka arritur një nivel rekord të investimeve të huaja për vitin e kaluar. Shifrat i ka krahasuar UNCTAD, agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Ekonominë dhe Tregtinë. Në raport bëhet një analizë mes 5 vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipëria lë pas vende si Maqedonia e Veriut, Mali i zi dhe Bosnjë e Hercegovina. Në raport nuk është e përfshirë Kosova, pasi nuk është vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Në vend të parë renditet Serbia, ku për vitin e kaluar janë investuar rreth 4.6 miliardë dollarë.
Në raport vlerësohen edhe nismat e ndërmara nga Shqipëria në kuadër të mbrojtjes së mjedisit dhe prodhimit të energjisë së rinovueshme.
Niveli i investimeve të huaja regjistroi rritje edhe në tremujorin e parë të këtij viti.
Sipas të dhënave të publikuara Banka e Shqipërisë, vlera e tyre arriti në 308 milionë euro, në rritje me 1.65% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Kjo është vlera më e lartë e Investimeve të Huaja Direkte e regjistruar ndonjëherë në këtë periudhë të vitit.
Sa u takon sektorëve, investimet në industrinë nxjerrëse vijojnë të mbajnë peshën kryesore. Edhe këtë periudhë sollën fluksin më të madh me gati 68 milionë euro për tre muaj, ndjekur nga aktivitetet financiare dhe të sigurimit me 58 milionë euro si dhe pasuritë e paluajtshme me 49 milionë euro.
E-Diaspora
-
Edi Rama: Diaspora, pjesë e trenit të fitores Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në prag të përfundimit të votave të diasporës, e nisi mëngjesin...
-
Ekspozita “Gjergji në Art” – një mozaik identiteti, arti dhe kujtese kombëtare
-
Liridon Lekaj fitoi një ulëse në Asamblenë komunale të Medulinit në Kroaci
-
199.824 vota nga Diaspora, vazhdon numrimi
-
Humb jetën shqiptari në Itali, u shtyp nga kamioni në një kantier ndërtimi
Jeta në Austri
-
Cili qytet austriak ka më shumë gjasa të presë Eurovision 2026? Pas fitores së këngëtarit austriak Johannes Pietsch, i njohur si JJ, në Eurovision 2025 me këngën...
-
Shoqata e Mjekëve Shqiptarë në Austri mban simpoziumin e dytë dhe zgjedh kryesinë e re
-
Grupi legjendar “Elita 5” me tre koncerte në Austri
-
Plani i madh i kursimeve në Austri: Çfarë po shkurtohet dhe si mund t’ju ndikojë?
-
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë