Lifestyle
Shqipëria, e dyta në finale
Sipas radhitjes, Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora 21:00, pas Maltës
Këngëtarja shqiptare Jonida Maliqi, ka dhuruar një paraqitje impresionuese të enjten mbrëma në gjysmëfinalen e “Eurovisionit”. Shqipëria ishte njëra ndër dhjetët shtetet që u kualifikua në finale, ashtu si edhe Zvicra dhe Maqedonia Veriore, shkruan albinfo.ch.
Maliqi ka marrë shumë komente pozitive për paraqitjen e saj në Izrael. Shqipëria ishte e treta nga nata e dytë gjysmëfinale, që u kualifikua tutje, pas Maqedonisë Veriore dhe Holandës.
Sipas radhitjes, Maliqi do të këndojë e dyta në natën finale në Eurovision, që mbahet të shtunën nga ora 21:00, pas Maltës.
Zvicra me këngëtarin Luca Hanni do të këndojë i 24-ti me radhë.
Në finalen e datës 18 maj
Gjatë gjysmëfinales së parë kanë kaluar në finale; San Marino, Greqia, Bjellorusia, Serbia, Qipro, Estonia, Republika Çeke, Australia, Sllovenia.
Nga gjysmëfinalja e dytë u kualifikuan; Maqedonia e Veriut, Holanda, Shqipëria, Suedia, Rusia, Azerbajxhani, Danimarka, Norvegjia, Zvicra dhe Malta.
Në finale, përveç 20 shteteve që kanë kaluar në fazën tjetër gjatë dy gjysmëfinaleve do të jenë edhe Izraeli, Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Spanja dhe Italia.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












