E-Diaspora
Shqipëria do të prezantohet në panairin e turizmit “Fespo 2019” në Cyrih
Shqipëria merr pjesë për herë të dytë në një panair ndërkombëtar turizmi në Cyrih. Ajo do të paraqitet në “Fespo 2019” prej datës 31 janar deri 03 shkurt 2019, në një format si asnjëherë më parë, shkruan albinfo.ch.
Shqipëria prezantohet në njërin nga pavionet të një panairi ndërkombëtar të këtyre përmasave. Edhe këtë herë bukuritë shqiptare do të prezantohen nga Saimir Shala, i cili tashmë organizon udhëtime grupore nga Zvicra për në Shqipëri.
Ai e kishte prezantuar i vetëm Shqipërinë edhe vitin e kaluar në këtë panair, mirëpo kësaj here do të ketë edhe risi të tjera.
“Në bashkëpunim me «Edelweiss» do të organizohet këtë vit edhe një lojë shpërblyese, ku të gjithë pjesëmarrësit mund t’i fitojnë 2 bileta të aeroplanit Zürich-Tiranë-Zürich”, bën të ditur për albinfo.ch Saimir Shala nga kompania “Albanien Reisen”.
Nga 31 janari deri më 3 shkurt 2019 vizitorët e FESPO-s mund të mësojnë për tradita mongoliane dhe kulturën nomade. Mongolia do ta nderojë këtë vit panairin më të madh të Zvicrës, si një vend pritës.
Pavionin e Shqipërisë mund ta gjeni në Sallën 3, Standi 3.030, dhe mund të shijoni një gotë verë nga Shqipëria!
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit31 Janar 2019
- Ora09:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit3 Shkurt 2019 - 20:00
Të ngjashme
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar Lea Ypi prezanton librin “Të poshtëruar” në Stokholm... -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











