Shqipëria
Shqipëria do të ndërtojë një muze për diasporën
Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margarit në mbrëmjen gala të Samitit të Dytë të Diasporës në Tiranë, ka bërë të ditur se ky muze do t’i shërbejë brezave të ardhshëm dhe shqiptarëve kudo që ndodhen.
“Ky muze do të jetë i së ardhmes dhe jo i së shkuarës. Një muze për brezat që vijnë. Një muze që do t’u kushtohet çdo shqiptari dhe familjeje shqiptari, që kaloi detin qysh në kohërat e hershme dhe që do të përmbajë regjistrin e diasporës, përveç historive të saj të mëdha ose të vogla. Një muze ku me një donacion secili mund të shkruajë emrin e tij, familjes, apo kujtdo që ai dëshiron.”, tha Margarit.
“Nuk është çështje parash, pasi përfshirja e sa më shumë njerëzve në ndërtimin e këtij muzeu i jep muzeut fuqinë e madhe edukative, të forcës tërheqëse drejt vendlindjes. Por është edhe çështje fondesh, pasi sa më shpejtë ta ndërtojmë këtë muze, aq më mirë është dhe ndërkohë që shteti ynë pa diasporën, nuk do të ishte ky që është. Ju ftoj të shkruani emrin tënd në muzeun tuaj të diasporës”, – ka deklaruar Maragariti në ndarjen e çmimeve në Samitin II të Diasporës, përcjell albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë Eventi prestigjioz në Vjenë, Spiropali përfaqëson Shqipërinë... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen -
SHBA
Ina Kosturi nderohet me medalje bronzi në “Global Music Awards” në SHBA
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta













