Futboll
Shqipëria do të fitojë miliona euro me pjesëmarrjen në Euro 2024
Shqipëria mbrëmë ka siguruar pjesëmarrjen e dytë në histori të saj në një Kampionat Evropian, përcjell albinfo.ch.
Kur kanë mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampanjës kualifikuese, Shqipëria zë vendin e parë në Grupin E me 14 pikë dhe automatikisht është kualifikuar për Euro 2024.
Në ndeshjen e fundit kuqezinjtë do të luajnë për prestigj ndaj Ishujve Faroe në shtëpi, për të festuar kualifikimin në Euro 2024.
Gjithsesi kualifikimi do t’i sjellë FSHF-së miliona euro nga pjesëmarrja në Kampionatin Evropian.
Vetëm pjesëmarrja në këtë garë do t’i sjellë FSHF-së një shifër prej 9.25 milionë eurosh.
Përveç kësaj, një fitore në fazën e grupeve vlen 1.5 milionë euro, ndërsa barazimet sjellin 750 mijë euro.
Por FSHF kishte vendosur që nga këto para, gjysmën, apo 4.5 milionë euro, t’i ndajë si shpërblim për lojtarët dhe stafin teknik.
Nga këto mësohet se shuma prej 3.5 milionë eurosh do t’u shpërndahet vetëm futbollistëve, ndërsa kontrata e Silvinjos në rast kualifikimi parashikon një premio prej 1 milion eurosh shtesë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











