Ekonomi
Shqipëria dhe Kosova, vendet me më së paku “borxhlinj” në rajon
Shqipëria dhe Kosova renditen ndër vendet që kanë numrin më të ulët të huamarrësve për 1000 banorë në rajon e më gjerë
Shqipëria ka 158 huamarrës për 1000 banorë, ndërsa Kosova e ka këtë tregues edhe më të ulët, në 75 persona.
Vendet e ish-Jugosllavisë duket se kanë më pak kompleks marrjen e një huaje në bankë. Në Maqedoni ky tregues është 333, në Bosnjë 292, në Serbi 567, në Mal të Zi 224, në Kroaci 572.
Borxhlinjtë më të mëdhenj janë turqit, ku pothuajse çdo individ e ka marrë një hua në bankë. Në çdo 1000 persona, 803 kanë një llogari të hapur huaje.
Në Itali ka 545 huamarrës për 1000 banorë.
Edhe në raport me prodhimin e brendshëm bruto (PBB), huaja për ekonominë është ndër më të ulëtat në Evropë. Po sipas të dhënave të FMN-së, kredia në banka në raport me PBB-në është vetëm 35%. Në Mal të Zi ky tregues është 51%, në Bosnjë 55%, në Kosovë 37%, në Serbi 46%. Rekordin e mban Turqia me 60% të PBB-së.
Në fund të gushtit 2017, stoku i huasë për ekonominë në bankat shqiptare arriti në 550 miliardë lekë, sipas shifrave zyrtare, duke u rritur me 4.3 miliardë lekë, ose 0.3%, në krahasim me muajin e mëparshëm. Ky zgjerim ka ardhur në pjesën më të madhe nga kredia për bizneset në valutë (+3.2 miliardë lekë).
E-Diaspora
-
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura Tre viktima nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Majac, 43-vjeçari kishte ardhur për pushime... -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Vdekja e 19 vjeçarit shqiptar në Londër në vendin e punës, reagon familja e tij -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













