Shqipëria
“Shqipëria, destinacioni më i mirë për tu vizituar më 2025”
Me një rezultat të përgjithshëm prej 75.8 pikësh, Shqipëria ka dalë në krye të listës duke u cilësuar si një perlë mesdhetare që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare
Shqipëria është renditur si destinacioni më i mirë për t’u vizituar në vitin 2025, sipas një analize të platformës ndërkombëtare HelloSafe, e cila ka vlerësuar një sërë vendesh bazuar në sigurinë, përballueshmërinë ekonomike, klimën dhe angazhimin në mediat sociale.
Me një rezultat të përgjithshëm prej 75.8 pikësh, Shqipëria ka dalë në krye të listës duke u cilësuar si një perlë mesdhetare që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje ndërkombëtare, si një alternativë e preferuar ndaj destinacioneve të njohura si Greqia dhe Kroacia.
Raporti vlerëson lart bregdetin shqiptar, veçanërisht plazhet e jugut që janë përshkruar si të bukura dhe të paprekura, ndërsa Ksamilin e quan një ndër destinacionet më tërheqëse, falë gërshetimit të gjireve, ishujve të vegjël, kepave të pyllëzuar dhe lagunave që ndriçojnë nën rrezet e arta të pasdites.
Gjiri i Dafinës në gadishullin e Karaburunit, një zonë e mbrojtur natyrore, përmendet gjithashtu si një perlë e rrallë që duhet vizituar.
Përtej bregdetit, Shqipëria ofron edhe një pasuri të jashtëzakonshme natyrore në rajonet e brendshme. Veçanërisht vlerësohet lugina e Thethit, e cilësuar si një nga eksperiencat më të veçanta për vitin 2025.
E vendosur në zemër të Alpeve shqiptare, kjo zonë përshkruhet si një peizazh magjepsës me kullota alpine, pyje pishe dhe liqene të kthjellëta, të rrethuara nga maja të thepisura që krijojnë një atmosferë të rrallë dhe të paharrueshme për vizitorët.
“Në një kohë kur udhëtarët po kërkojnë përvoja autentike, të paprekura nga turizmi masiv, një renditje e re ndërkombëtare e destinacioneve më të mira për vitin 2025 vë në pah vende që ofrojnë natyrë të egër, kulturë të gjallë dhe përballueshmëri ekonomike. Sipas raportit, Shqipëria renditet lart në listë për shkak të maleve të saj të egra dhe të ruajtura, veçanërisht në zemër të Alpeve Shqiptare, duke tërhequr udhëtarë që kërkojnë aventura të pastra dhe përvoja larg turmave”, thuhet në publikimin nga HelloSafe.
Ky vlerësim nga HelloSafe vjen si një tjetër konfirmim i rritjes së reputacionit ndërkombëtar të Shqipërisë si destinacion turistik, duke sjellë më shumë mundësi për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe promovimin e pasurive natyrore dhe kulturore të vendit.
E-Diaspora
-
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit Besa Llugiqi zgjeron karrierën ndërkombëtare me debutimin në Operën e Bukureshtit... -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç









