Shqipëria
Shqipëria destinacion turistik, publikohet në Holandë guida e parë turistike
Jo shumë kohë më parë, Shqipëria ishte një pjesë e panjohur e Europës, e mbyllur nga bota e jashtme, por tani është një destinacion turistik me vende të bukura e të papërshkrueshme, njerëz mikpritës dhe monumente e kulturës.
Këto janë disa nga fjalët që përshkruhen në guidën e parë turistike për Shqipërinë e shkruar në gjuhën holandeze.
E përgatitur nga Yvonne van Osch, e specializuar në art, kulturë, shkencë dhe udhëtime, kopja e parë e guidës turistike iu dorëzua edhe ambasadores së Shqipërisë në Holandë, Adia Sakiqi, gjatë një aktiviteti që u zhvillua në librarinë Pied a Terre, në Amsterdam.
Në guidë autorja rrëfen me shumë pasion dhe dashuri arsyet se pse duhet vizituar Shqipëria nga veriu në jug, si një ftesë për qytetarët e saj holandezë.
“Ju mund të shijoni ecje të mrekullueshme në Alpet Shqiptare. Gjithashtu në Peshkopi, është e bukur të ecësh në ultësirën e Korabit (2753 metra) dhe të shikosh burimet e tij. Ose në jug në luginën e Vjosës pranë Përmetit. Një udhëtim me familjen do të jetë një eksperiencë e paharrueshme, po ashtu edhe për kulinarinë. Kushdo që është i njohur me historinë e këtij vendi në shumë aspekte, do të mbetet i habitur nga mikpritja dhe dashamirësia e këtij populli”, thekson autorja në guidë.
Duke e cilësuar një bukuri të papërshkrueshme peizazhin e paprekur shqiptar të rrethuar me pyje të dendura dhe livadhet alpine mes madhështisë misterioze të Alpeve Shqiptare, ajo shprehet se “ekziston edhe një shumëllojshmëri e pasur e mundësive të plazhit, nga riviera luksoze në jug, deri tek thjeshtësia e këndshme në veri. Qytetet dhe fshatrat, ndajnë bujarisht thesaret e tyre historike”, përshkruan autorja e kësaj guide, shkruan atsh, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa renditen disa arsye se përse duhet vizituar Shqipëria, në guidë përshkruhen edhe qytetet dhe destinacionet që mund të eksplorohen në Shqipëri, që nga Thethi, Valbona, Parku Divjakë-Karavasta, Voskopoja, Syri i Kaltër, Përmeti, Kruja, Bylisi, Tirana si dhe jugu i vendit me plazhet mahnitëse.
“Ky vend që të lë pa frymë, vetëm duhet që të zbulohet nga të gjithë”, thekson autorja e kësaj guide.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











