Zhvillim
Shqipëria, destinacion atraktiv turistik me kosto të ulët
Në udhëtimin e tij, David Farley, një shkrimtar udhëtimesh me qendër në Berlin dhe Nju-Jork, në një shkrim special dedikuar Shqipërisë e përshkruan si një nga kombet e vjetra të Evropës, një ish-shtet komunist, i lirë e tërheqës.
“Tirana, kryeqyteti i saj, mund të kthehet fare mirë në një destinacion të ri për pushimet. Shqipëria, sikundër edhe më parë vende si Kroacia, Sllovenia, Bullgaria apo Rumania, synon të anëtarësohet në BE. Ka shumë amerikanë që nuk mund ta gjejnë këtë vend në hartë, por ka shumë arsye se përse duhet të vizitohet”, shkruan ai.
Siç shkruan Agjencia Telegrafike Shqiptare për fillestarët, Shqipëria është një vend i admirueshëm, që gjendet në Evropë. Ka shumë plazhe të pazbuluara dhe peizazhe malore. Në të ka edhe statuja të George W.Bush dhe Hillary Clinton”, thekson Farley.
Farley nuk lë pa përmendur gjatë shkrimit edhe kryeministrin e vendit, Edi Rama, të cilin ai e quan artist të kthyer në politikan, fama e të cilit i ka kaluar kufijtë që në kohën kur ishte kryetar bashkie, me idetë e tij artistike të bëra realitet. Këtu përmend pallatet me ngjyra, projekte të kohës së Ramës kur ishte në krye të Tiranës.
Tiranën ai e quan disi të ngjashme me Romën. “Duke shëtitur nëpër rrugët e Tiranës kam menduar se i ngjan pak Romës. Rrugët, godinat janë pak a shumë të stilit italian të viteve 1920″.
Por, në qendër, të rinjtë duket se kanë “rimarrë” qytetin, veçanërisht në zonën e quajtur “Blloku”. Me vështirësi gjeta një restorant qe shërbente ushqime që ishin të gatuara me stil tradicional dhe kuptova se shqiptarët ende besojnë se gjërat e huaja janë më të mira. Nëse ka diçka që njihet si tipike shqiptare, është byreku apo bakllavaja, por në fakt janë me ndikim turk”, thotë ai, përcjell albinfo.ch.
“Provova diçka 100% shqiptare dhe kuptova se e ardhmja e vendit mund të jetë më e mirë”, përfundon shkrimtari.
http://www.startribune.com/albania-the-former-communist-country-is-cheap-beautiful-and-charmingly-odd/401779285/
E-Diaspora
-
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së Ceremonia e diplomimit u mbajt në Akademinë e FBI-së në Quantico, Virxhinia, Shtetet e Bashkuara të... -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës -
Vonesë në votimin me postë për diasporën
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











