Sport
Shqipëria dëshiron t’ia rrëmbejë Zvicrës edhe Albian Ajetin
Pas Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, shumë shpejt edhe një futbollist tjetër i Bazelit mund të vishet kuq e zi dhe të mbrojë ngjyrat e shqiponjës dykrerëshe
Shqipëria vazhdon përpjekjet e saj duke tentuar të rrëmbejë edhe talente të tjerë shqiptarë të futbollit nga Zvicra.
Pas Taulant Xhakës dhe Shkëlzen Gashit, shumë shpejt edhe një futbollist tjetër i Bazelit mund të vishet kuq e zi dhe të mbrojë ngjyrat e shqiponjës dykrerëshe.
Trajneri i kombëtares shqiptare, Gianni De Biasi, për gazetën “Blick” ka konfirmuar interesimin e tij për 18-vjeçarin Albian Ajeti. “Ai është një lojtar i ri, me cilësi të mira dhe me perspektivë. Ne jemi të interesuar për të dhe shpresojmë që ai do të luajë për kombëtaren tonë”, transmeton albinfo.ch.
Për ta bindur atë është duke punuar edhe vëllai i Albianit, Arlindi, i cili tashmë është i gatshëm të luajë për kombëtaren shqiptare.
Por, a mund të luajë Albiani që nga shtatori, kur janë edhe ndeshjet për kualifikime të kampionatit evropian? Përgjigjja është “jo”.
Sulmuesi fillimisht duhet të pajiset me dokumentet e nevojshme. “Nëse ai i jep me shpejtësi, atëherë mund të ftohet që të luajë në ndeshjet e tetorit”, thotë De Biasi.
E-Diaspora
-
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar Jonathan Hargreaves përgëzon të rinjtë që rikthyen aftësi unike dhe njohuri të avancuara për shoqërinë kosovare.... -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare -
Gjermani
Petrit Halilaj prezanton ekspozitën “Një Operë Jashtë Kohës” në Gjermani -
Ekspozitë kushtuar jetës dhe veprës së Fehmi Aganit -
Pas 27 vjetësh: refugjatja dhe presidentja takohen sërish
Jeta në Austri
-
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi Austria përshpejton bisedimet për reformën shëndetësore, duke synuar një drejtim të unifikuar të pacientëve dhe një... -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“











